Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Alia e BDI-ja janë shashtris para Gruevskit dhe para VMRO-DPMNE-së (VIDEO)

PDSH: Alia e BDI-ja janë shashtris para Gruevskit dhe para VMRO-DPMNE-së (VIDEO)

Tetovë, 03 Maj – E vërteta e madhe ju ka përmbyt. Përmbytja ju vjen nga Uashingtoni, Brukseli, Tirana e Prishtina. Ndërsa firma juaj BDI nga 27 prilli e ka ndërruar emrin dhe ajo quhet KVP, pra “Kemi vdekur nuk punojmë”.

Sot anëtari i kryesisë qendrore të PDSH-së, Bekim Fazliu mbajti një konferencë për shtyp.

Televizioni Koha ju sjell deklaratën e tij të plotë:

“Në një program të paguar politik të prezantuar gjoja si intervistë në një medium, Ali Ahmeti vazhdon me avazin e vjetër të mashtrimeve.

Ky zotni duhet ta pranojë një të vërtetë që BDI s’ka kurrfarë bisedime politike me VMRO-DPMNE-në, por ka diçka tjetër, ka përkulje, laritje me sjellje si të puthadorëve e sahanlëpirësve, duke u përbetuar para Gruevskit se BDI nuk e ka votuar Pendarovskin, por Ivanovin edhe pse faktet flasin ndryshe.

Shashtrisja e Alisë dhe BDI-së para Gruevskit dhe para VMRO-DPMNE-së shpreh panikun e tyre të madh se mund të ngelin jashtë qeverisë. Ky panik vjen si rezultat i përfshirjes së tyre gjatë qeverisjes në krime dhe korrupsion. Shtuar këtu edhe veprimet kriminale gjatë zgjedhjeve të fundit.

Premtimi i Alisë dhe i BDI-së është shumë i vakët për ti mashtruar shqiptarët se ata na qenkan dikush dhe se prej tyre varet ndonjë proces politik.

E vërteta e madhe ju ka përmbyt. Përmbytja ju vjen nga Uashingtoni, Brukseli, Tirana e Prishtina. Ndërsa firma juaj BDI nga 27 prilli e ka ndërruar emrin dhe ajo quhet KVP, pra “Kemi vdekur nuk punojmë”.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *