Home / Lajme / Maqedoni / Përplasen PDSH dhe BDI

Përplasen PDSH dhe BDI

14 maj-“E mira e gjithë kësaj është se ju jo vetëm që jeni, por edhe silleni si parti multi-etnike. Kërkesa për NATO dhe BE kanë edhe partitë maqedonase, turke, boshnjake, rome, vllahe, serbe. Të përkujtojmë se partitë politike shqiptare përveç NATO-s dhe BE-së kanë edhe kërkesa kombëtare, që këtu në Maqedoni shqiptarëve u mohohet”, tha Imer Aliu, PDSH.Pas pres konferencës së PDSH-së, reagoi BDI

PDSH-ja i ofron përkrahje pa kushte BDI-së nëse me të vërtetë Maqedonia anëtarësohet në NATO deri në shtator. Në të kundërtën, partia e Thaçit kërkon nga BDI-ja të lërë skenën politike dhe të ndërpresë premtimet e pafundme sipas tyre, që nga formimi i kësaj partie.

“Edhe pse jemi plotësisht të sigurt se jeni duke gënjyer rëndë se për 6 muaj Maqedonia do të jetë anëtare në NATO, themi publikisht se pot a bëni këtë edhe ne si PDSH ju përkrahim pa asnjë kusht. Por po mos ta bëni këtë, ju përfundimisht duhet të largoheni nga skena politike dhe të shkoni nëpër shtëpitë tuaja”, deklaroi Imer Aliu, PDSH .

Imer Aliu thotë se madje edhe po të realizohet ky premtim, NATO nuk zgjidh çështjet etnike të shqiptarëve, sikur që nuk zgjodhi problemet e 1,5 milion turqve të Bullgarisë, shtet anëtare e NATO-s.

“E mira e gjithë kësaj është se ju jo vetëm që jeni, por edhe silleni si parti multi-etnike. Kërkesa për NATO dhe BE kanë edhe partitë maqedonase, turke, boshnjake, rome, vllahe, serbe. Të përkujtojmë se partitë politike shqiptare përveç NATO-s dhe BE-së kanë edhe kërkesa kombëtare, që këtu në Maqedoni shqiptarëve u mohohet”, tha Imer Aliu, PDSH.
Pas pres konferencës së PDSH-së, reagoi BDI .

“Legjitimiteti i BDI-së buron nga vullneti politik i shqiptarëve, ndaj janë pikërisht ata dhe jo PDSH që vendosin se cila parti do të qeverisë, cila do të qëndrojë në opozitë dhe cila do të zhduket nga skena politike.BDI është parti e përgjegjshme, me politika kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht të verifikuara, dhe si e tillë ajo ka vizion, di dhe mundet të bëjë atë çfarë duhet për të mirën e qytetarëve shqiptarë.Ajo që PDSH na dha sot për të kuptuar është se, ka kaluar në grupin e atyre që kërkojnë t’ua mbushin mendjen qytetarëve, se integrimi në BE dhe në NATO nuk janë zgjidhje për problemet që ka shteti. Kjo është hera e parë që një parti shqiptare guxon të hedhë dyshime mbi përfitimet që sjell integrimi dhe të tentojë të lëkundë orientimin euroatlantik të shqiptarëve.Avokat i cilave qarqe anti-BE dhe anti-NATO ka zgjedhur këtë herë të jetë PDSH?”, theksohet në reagimin e BDI-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *