Home / Lajme / Maqedoni / Promovohet iniciativa Komuna Ime (VIDEO)

Promovohet iniciativa Komuna Ime (VIDEO)

Tetovë, 13 Maj – Në hapësirat e Komunës së Tetovës është promovuar iniciativa “Komuna Ime”.

Kjo iniciativë është në kornizat e projektit të implementuar nga UNDP, në bashkëpunim dhe koordinim me Ministrinë për punë dhe politikë sociale, i përkrahur edhe nga Agjencioni Zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim, njofton Televizioni Koha.

Ky aplikacioni do të mundësojë që qytetarët përmes tij të përcaktojnë se cilat nga 12 prioritetet e paraqitura në të, janë më të rendësishëm për ta, dhe në bazë të rezultateve të arritura prioriteti me numër më të madh të votave nga qytetarët do të përkrahet në formë të projektit nga ana e UNDP.

“Ky aplikacion do të lehtësojë komunikimin mes komunës dhe qytetarëve, ku nëpërmjet veb faqes dhe ekranit, qytetarët lirshëm do ti shfaqin nevojat e tyre dhe do të kenë mundësi të përcaktohen për çështje që i konsiderojnë si prioritete të tyre” tha kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi.

Përfaqësuesja e UNDP-së Luiza Vinton tha se:

” Ky inovacion do t`ju jap mundësi qytetarëve të tregojnë qëndrimet e tyre, sepse është shumë me rëndësi të dëgjohet se cfarë duan qytetarët dhe tu mundësohet që të kenë qasje në vendimet e marra, duke shpresuar që kjo të jetë shembull edhe për komunat e tjera”.

Ndryshe qytetarët e interesuar do të munden që në komunën e Tetovës në Touch-Screen Panelin e vendosur për këtë destinim, çdo ditë nga ora 08:00 deri 16:00, të shprehin qëndrimin dhe mendimin e tyre për fushat dhe prioritetet të cilat ata gjykojnë se janë më më të rëndësishmet, dhe për të cilat duhet të gjinden zgjidhje në të ardhmen, njofton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *