Home / Lajme / Maqedoni / Protesta me porosi: Pushteti t’u sigurojë të drejta themelore qytetarëve të saj (VIDEO)

Protesta me porosi: Pushteti t’u sigurojë të drejta themelore qytetarëve të saj (VIDEO)

Shkup, 16 Maj – Me këtë dëshirojmë të tregojmë se shqiptarët përkrahin protestën dhe jemi të bashkuar për ta ndaluar dhunën jo vetëm në Radishan por kah mos ku ka familje shqiptare”, ka thënë organizatori i protestës, Idriz Sinani, kryetar i IGFM-së.

Marsh protestues është mbajtur sot në Shkup në mbrojtje të familjes Zeqiri nga Radishani. “Me këtë protestë ne tregojmë se shqiptarët nuk i durojnë më padrejtësitë dhe duam ta tërheqim vëmendjen që t’i themi ‘Stop dhunës’.

Gjendja e shqiptarëve më Maqedoni është shumë më e vështirë se sa paraqitet nga disa “trima” dhe patriotë shqiptarë politikan që kanë zënë kolltukët dhe nuk u intereson asgjë për shqiptarët.

Me këtë dëshirojmë të tregojmë se shqiptarët përkrahin protestën dhe jemi të bashkuar për ta ndaluar dhunën jo vetëm në Radishan por kah mos ku ka familje shqiptare”, ka thënë organizatori i protestës, Idriz Sinani, kryetar i IGFM-së.

“Pragu i shtëpisë është i shenjtë për shqiptarët, ata duhet ta mbrojnë atë. Pushteti duhet tu sigurojë të drejtat themelore njerëzore banorëve të saj, nëse këtë shteti nuk e bën atëherë duhet të reagojë populli vet në këtë mënyrë.
“Koalicioni i ri qeveritar duhet të reagojë menjëherë para se të kemi ndonjë fatkeqësi më të madhe”, tha nga ana tjetër, kryetari i Strugës Zijadin Sela, i pranishëm në protestë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *