Home / Lajme / Maqedoni / Protestat e sotme në Shkup, përkrahen fuqishëm nga OVL-UÇK dhe LDSHM

Protestat e sotme në Shkup, përkrahen fuqishëm nga OVL-UÇK dhe LDSHM

16 Maj – Protestën e paralajmëruar për sot në ora 13:30 para sheshit të Skenderbeut në Shkup, e mbështesin fuqishëm OVL – UÇK dhe LDSHM, të cilët i japin përkrahje maksimale organizatorëve

IGFM në bashkëpunim me organizatat studentore, sot ka paraparë një protestë për të shprehur revoltën ndaj heshtjes së institucioneve shtetërore, lidhur me sulmet që po bëhen ndaj familjes Zeqiri në Radishan.

Protestën e paralajmëruar për sot në ora 13:30 para sheshit të Skenderbeut në Shkup, e mbështesin fuqishëm OVL – UÇK dhe LDSHM, të cilët i japin përkrahje maksimale organizatorëve.

“Ne mbështesim çdo protestë paqësore, që është në interes të shqiptarëve”, ka thënë kreu i OVL – UÇK, Besim Hoda për Almakos.

Edhe përkundër faktit që partitë shqiptare më herët thonin se nuk i përkrahin protestat, ngase nuk dihen organizatorët, këtë radhë edhe pse organizatorët e protestave janë shfaqur publikisht, asnjë nga partitë shqiptare nuk i ka mbështetur.

Ndërkaq, njëri ndër organizatorët e këtyre protestave Kryetari i Parlamentit Studentor, Bejtullah Bushi apelon që të gjithë studentët t’a përkrahin protestën e sotme.

“Unë si kryetar dhe parlamenti studentor i USHT-së Shkup kemi vendosur të përkrahim Forumin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut (IGFM) për protestën e organizuar Qëllimi ynë është të shprehim revoltën ndaj heshtjes së institucioneve shtetërore, lidhur me sulmet që po bëhen ndaj familjes Zeqiri në Radishan. Ne nesër do të mbajm protestën që të solidarizohem bashk me ta dhe do të jemi përkrahë kësaj familje deri në zbardhjen e këtij rasti”, ka thënë Bejtullah Bushi kryetar i parlamentit studentor – Shkup

“Protesta është paraparë të fillojë te sheshi Skënderbeu, prej ku do të lëvizim në drejtim të qeverisë, kurse do të përfundojë para Parlamentit. Protesta do të jetë paqësore dhe ne e organizojmë bashkë me studentët dhe me disa organizata tjera joqeveritare. Apelojmë te shqiptarët nga gjitha qytetet e Maqedonisë të përkrahin këtë protestë në numër sa më të madh, sepse vetëm në atë mënyrë do të tregojmë se jemi të aftë t’i dalim zot vetvetes”, deklaroi Idriz Sinani kryetar i IGMF-së.

Ndryshe, Idriz Sinani ishte i pari i cili i doli në ndihmë familjes Zeqiri nga Radishani edhe pse institucionet nuk treguan interesim për të mbrojtur këtë familje nga presionet e njëpasnjëshme. Në momentin kur 16 anëtarë të kësaj familje ishin të detyruar të lëshojnë shtëpitë dhe të nisen për në Gjermani, ai vendosi t’i shoqërojë dhe të ju ndihmojë për sistemim sa më të mirë dhe më të lehtë./Almakos

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *