Home / Lajme / Maqedoni / Protestë e shqiptarëve për dëmet e pronave të tyre në Gjorçe Petrov

Protestë e shqiptarëve për dëmet e pronave të tyre në Gjorçe Petrov

30 maj-Në njoftimin e tyre bëhet thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje sa më të madhe të shqiptarëve në këtë protestë, ku do të bëhet thirrje për të dëmshpërblyer dhe siguruar pronat dhe lokalet e tyre të dëmtuara dhe nxjerrjen e huliganëve maqedonas para drejtësisë.

Një iniciativë qytetare për sot pasdite ka thirrur një protestë popullore për shkak të dëmeve të shkaktuara të lokaleve dhe pronave të shqiptarëve gjatë protestave të javës së kaluar të qytetarëve maqedonas në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup.

Organizatorët në njoftimin e shkurtër kanë informuar për protestën e thirrur rreth orës 14.00 që do të mbahet tek ura që lidh Shkupin me komunën e Sarajit.

Në njoftimin e tyre bëhet thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje sa më të madhe të shqiptarëve në këtë protestë, ku do të bëhet thirrje për të dëmshpërblyer dhe siguruar pronat dhe lokalet e tyre të dëmtuara dhe nxjerrjen e huliganëve maqedonas para drejtësisë. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *