Home / Lajme / Maqedoni / Protestë në mbrojtje të familjes Zeqiri në Radishan

Protestë në mbrojtje të familjes Zeqiri në Radishan

Shkup, 14 Maj – Të premten në Shkup është paraparë mbajtja e një proteste në shenjë revolte ndaj heshtjes së institucioneve për dhunën dhe sulmet ndaj familjes shqiptare Zeqiri në Radishan të Shkupit.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut (IGFM), Idriz Sinani, i cili theksoi se protesta organizohet në bashkëpunim me organizata studentore dhe shoqata të tjera.

Sipas organizatorëve, protesta do të mbahet të premten në orën 13.30 nga sheshi Skenderbeu, duke vijuar më pas me një marsh protestues drejt Qeverisë, kurse mbyllja e saj të bëhet tek Parlamenti.

“Ne synojmë një protestë paqësore dhe ftojmë të gjithë shqiptarët që ta përkrahin ate, sepse sa më masovikisht të dalim do të tregojmë se jemi të aftë për t`i dal zot vetvetes”, deklaroi Sinani. Ai tha se edhe faktorë të tjerë të shoqërisë civile pa hezitim duhet të dalin publikisht dhe t`i bashkëngjiten kësaj proteste, dhe jo të shohin me sehir zhvillimin e saj.

Familja Zeqiri nga Radishani i Shkupit natën e së hënës përjetoi një tmerrë, ku persona të panjohur kanë hedhur dy bomba në shtëpinë e tyre. Ky akt u cilësua si terrorist dhe me qëllim të shpërnguljes së kësaj familje të vetme shqiptare në këtë vendbanim në periferi të Shkupit të banuar me maqedonas. Familja Zeqiri një sulm nga huliganë dhe aktivistë partiak maqedonas përjetoi edhe në natën e 13 prillit. Dhuna dhe presioni ndaj saj ka bërë që një pjesë e kësaj familje të shpërngulen në Gjermani, për shkaqe sigurie.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *