Home / Lajme / Maqedoni / QMBI dënon sjelljet e vandalistëve (VIDEO)

QMBI dënon sjelljet e vandalistëve (VIDEO)

20 Maj – Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional shpreh keqardhje të thellë me rastin e vrasjes së djeshme të maturantit të ri maqedonas nga lagja Gjorçe Petrov e Shkupit.

Për më shumë, nëse kihet parasysh edhe arsyeja banale e cila po qarkullon në opinion, e cila i ka paraprirë këtij akti mizor. Në këtë drejtim, apelojmë deri te organet kompetente që t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e rastit deri në fund dhe dorasi të merr dënimin e merituar, transmeton Televizioni Koha.

QMBI gjykon ashpër edhe sjelljen vandale të huliganëve maqedonas, të cilët, kinse të revoltuar nga kjo ngjarje tragjike, shkatërruan dhe dogjën pronat dhe pasuritë e njerëzve të pafajshëm, duke i dhënë kësaj tragjedie një konotacion krejt tjetër dhe duke manifestuar edhe njëherë urrejtjen patologjike ndaj elementit shqiptar. Duke pasur parasysh këtë, kërkojmë nga organet e rendit që të bëjnë maksimumin e mundshëm për ta ruajtur qetësinë dhe stabilitetin në vend, për të mbrojtur pasurinë dhe jetën e njerëzve të pafajshëm, si dhe të ndërmarrin të gjitha masat e duhura ligjore kundër atyre që u munduan t’i japin karakter ndëretnik vrasjes së të riut maqedonas dhe sulmuan qytetarët e pafajshëm shqiptarë të Gjorçe Petrovit dhe më gjerë.

QMBI apelon deri te të gjithë qytetarët, që ta ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bëhen pre e provokimeve të njerëzve të ligë, por t’u japin përparësi organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta kryejnë punën e tyre si duhet.

Deri më tash asnjë parti politike shqiptare nuk ka reaguar, ndërsa ka reaguar vetëm Lidhja Social Dmeokrate e Maqedonisë e cilë e dënoi ratsin dhe apeloi për qetësi.

Apele për qetësi dërguan edhe komunat e Sarajit dhe Gjorçe petrovit. Ata kërkuan që sa më shpejtë të zbardhen kryerësit e akteve të mbrëmshme.

Përfaqësues të sektorit civil u bënë thirrje qytetarëve që ruajnë gjakftohtësinë ashtu siç vepruan tre vite më parë pas vrasjes së nxënësit Muhametali Jashari në oborrin e shkollës. Vrasjes së Muhametali Jashari i cili humbi jetën pas përfshirjes në mbrojtjen e shokut të tij maqedonas, nuk iu dha dimension etnik dhe nuk u shkaktuan kurfarë trazirash sikurse ato të një nate më parë. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *