Home / Lajme / Maqedoni / Qyteti i Shkupit do të harxhojë 1.3 milion euro për fasada baroku

Qyteti i Shkupit do të harxhojë 1.3 milion euro për fasada baroku

07 Maj – Sipas të dhënave të Byrosë për Prokurime Publike për këto fasada do të harxhohen gjithsej 1 milion e 300 mijë euro

Qyteti i Shkupit ka nënshkruar marrëveshje për rekonstruimin e fasadave të 5 ndërtesave në qendrën e Shkupit.

Sipas të dhënave të Byrosë për Prokurime Publike për këto fasada do të harxhohen gjithsej 1 milion e 300 mijë euro, shkruajnë mediat maqedonase.

Bëhet fjalë për rekonstruimin e fasadave të objekteve në rrugën Nikolla Vapcarov dhe rrugën Dimitrija Cupovski në qendrën e Shkupit, të cilat duhet të adaptohen me stil baroku.

Punët duhet të realizohen ën afat prej 6 muajve ndërsa marrëveshjet janë nënshkruar me kompanitë e ndërtimit ‘Pellagonia’ nga Gostivari, ‘Transmet” nga Shkupi dhe ‘Bajer BG’ nga Shkupi.

Shuma për rekonstruim të fasadave tani më ka tejkaluar 3 milion e 300 mijë euro.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *