Home / Lajme / Maqedoni / Radishan-Shkup, lokja Sherife Zeqiri: Mu kalb trupi nga sulmet e njëpasnjëshme

Radishan-Shkup, lokja Sherife Zeqiri: Mu kalb trupi nga sulmet e njëpasnjëshme

12 Maj – Për familjen tonë nuk ka mbetur më bukë në Radishan. Fëmijët dhe anëtarët e familjes do t’i largoj prej këtu. Ende nuk e di ku. Kismet do të largohem edhe unë, por vetëm në dynjanë tjetër

Mu kalb trupi prej injeksioneve dhe lëndimeve nga sulmet e njëpasnjëshme. As trajtimin mjekësor nuk po ma ofrojnë si duhet. Nuk e di se çka të bëjmë. Jemi në hall të madh. Këto janë fjalët e lokes 80 vjeçare Sherife Zeqiri për gazetën Lajm, kurse deklaratën e plotë të sajë se si e ka përjetuar sulmin e fundit me bomba, mund ta përcillni në videon më poshtë.

Për familjen tonë nuk ka mbetur më bukë në Radishan. Fëmijët dhe anëtarët e familjes do t’i largoj prej këtu. Ende nuk e di ku. Kismet do të largohem edhe unë, por vetëm në dynjanë tjetër. Sa të jem gjallë unë nuk largohem prej Radishanit, por për dynjanë tjetër do të largohem edhe atë bashkë me ata që po marrin guzimin me më sulmu në shtëpinë time. Nuk e di kë do ta zëjë taksirati, por dikë do ta marrë me vete. Këto janë fjalët e Faik Zeqirit, i revoltuar nga sulmet e njëpasnjëshme që po i bëhen në shtëpinë e tij.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *