Home / Lajme / Maqedoni / Rahje mes dy femra në Tetovë

Rahje mes dy femra në Tetovë

2 maj-Është kryer hetim në vendin e ngjarjes, ndërsa gjatë ditës së enjte I.R është ftuar për bisedë informative për zbardhjen e rastit, por policia ende nuk ka shpjeguar motivet e zënkës.

Dy femra në lidhje farefisnore, njëra nga Piroku dhe tjetra nga Gradeci, janë rrahur mes veti ndërsa njëra prej tyre ka përfunduar me lëndime të rënda trupore në Spitalin klinik të Tetovës. Sipas policisë së Tetovës, të mërkurën rreth orës 18.00 20 vjeçarja M.A nga fshati Pirok fizikisht është sulmuar nga 30 vjeçarja I.R nga Gradec, me të cilën janë edhe në lidhje farefisnore. “Sipas tregimit të M.A para derës hyrëse në fshatin Pirok, fillimisht ka nisur një zënkë me I.R me të cilën një kohë të gjatë kanë pasur raporte të acaruara. Më pas I.R ka kapur për flokë dhe e ka shtrirë në tokë dhe disa herë i ka mëshuar me grushte, dhe më pas me një send të fortë ka vijuar ta godasë në kokë dhe në trup. Nga goditjet M.A ka humbur vetëdijen dhe pasi ka ardhur në vetëdije ka thirrur nënën e saj me ç`rast me veturën e fqinjit është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës”, njofton Policia e Tetovës. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes, ndërsa gjatë ditës së enjte I.R është ftuar për bisedë informative për zbardhjen e rastit, por policia ende nuk ka shpjeguar motivet e zënkës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *