Home / Lajme / Maqedoni / Rasmunsen neser i pa paralajmeruar vjen ne Shkup

Rasmunsen neser i pa paralajmeruar vjen ne Shkup

21 Maj – Gjatë vizitës, sekretari i përgjithshëm do të takohet me kryeministrin Nikolla Gruevski, shefin e diplomacisë Nikolla Popovski, ministrin e mbrojtjes Talat Xhaferi dhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti.

.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen nesër arrin në vizitë në Maqedoni, ka kumtuar sot shërbimi për shtyp i kabinetit të sekretarit të përgjithshëm.

Gjatë vizitës, sekretari i përgjithshëm do të takohet me kryeministrin Nikolla Gruevski, shefin e diplomacisë Nikolla Popovski, ministrin e mbrojtjes Talat Xhaferi dhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti.

Nuk ka informacione për qëllimin e vizitës dhe nëse kjo vizitë është planifikuar prej më herët.Në këto takime siç bëhet e ditur do të mbizotërojnë zhvillimet e fundit në Maqedoni, duke përfshirë tensionet dhe trazirat në Shkup, por edhe zgjedhjet e fundit

Ndërkohë, çështja e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO është pika më e rëndësishme e bisedave për krijimin e koalicionit qeveritar. Partia e Ali Ahmetit është duke këmbëngulur vazhdimisht që duhet të ketë hapa seriozë për të zgjidhur çështjen e emrit, e cila është pengesa kryesore për anëtarësimin e vendit në aleancën veri-atlantike të sigurisë.

Zyrtarët e BDI, kanë theksuar vazhdimisht se mungesa e përparimit në këtë çështje mund të krijojë krizë të re politike në vend, e ndër të tjera edhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *