Home / Lajme / Maqedoni / Rasmunsen sot në Shkup

Rasmunsen sot në Shkup

22 maj-Rasmusen do të takohet me kryeministrin Nikola Gruevski, ministrin e jashtëm Nikola Popovski, ministrin e mbrojtjes Talat Xhaferri dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen sot pritet të mbërrijë për vizitë të paparalajmëruar në Shkup.

Njoftimi mbi vizitën është bërë i ditur edhe nga kabineti i sekretarit të përgjithshëm Rasmusen në faqen zyrtare të Aleancës Veriatlantike.

Rasmusen do të takohet me kryeministrin Nikola Gruevski, ministrin e jashtëm Nikola Popovski, ministrin e mbrojtjes Talat Xhaferri dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Në këto takime siç bëhet e ditur do të mbizotërojnë zhvillimet e fundit në Maqedoni, duke përfshirë tensionet dhe trazirat në Shkup, por edhe zgjedhjet e fundit.

Ndërsa në fokus do të jetë edhe integrimi i vendit në NATO dhe implementimi i procesit të reformave.

Një vëmendje e veçantë do ti dedikohet edhe kontestit të emrit, dhe pritjeve të vendit për marjen e ftesës për anëtarësim në Samitin e radhës të Aleancës.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *