Home / Lajme / Maqedoni / Reagojnë VMRO dhe BDI dhe OSBE

Reagojnë VMRO dhe BDI dhe OSBE

21 maj-.Bashkëjetesa ndëretnike paraqet vlerë që kërkon kujdesin dhe përkushtimin tonë, pa harruar se sjelljet individuale të gjithsecilit mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti në këto marrëdhënie.Prandaj në momente si këto është i nevojshëm kontributi i të gjithëve ne për të ruajtur këtë pasuri të trashëguar dhe të kultivuar ndër vite e dekada”, thuhet në kumtesën e BDI-së

Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim po ndjek me shumë shqetësim ngjarjet e ditëve të fundit në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit. “Vrasja e një të riu ka tronditur të gjithë opinionin vendas dhe paraqet akt që kërkon dënimin dhe keqardhjen e të gjithëve ne andaj i shprehim ngushëllime te sinqerta familjes së të ndjerit.Sipas të dhënave zyrtare, vrasja nuk ka motive etnike dhe fetare, ndaj përpjekjet për ta vënë atë në kontekst etnik, janë të dënueshme dhe të papërgjegjshme.Dënojmë gjithashtu vandalizmin e shprehur gjatë protestave të dhunshme të ditës së hënës.Njëherësh u bëjmë thirrje qytetarëve që të ruajnë gjakftohtësinë dhe vetëpërmbajtjen e tyre, dhe të kontribuojnë së bashku me institucionet në rikthimin e rendit dhe të sigurisë.Bashkëjetesa ndëretnike paraqet vlerë që kërkon kujdesin dhe përkushtimin tonë, pa harruar se sjelljet individuale të gjithsecilit mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti në këto marrëdhënie.Prandaj në momente si këto është i nevojshëm kontributi i të gjithëve ne për të ruajtur këtë pasuri të trashëguar dhe të kultivuar ndër vite e dekada”, thuhet në kumtesën e BDI-së.VMRO-DPMNE përmes një komunikate për media ka dënuar vrasjen e të riut Angel Petkovski në lagjen Gjorçe Petrov. Ajo me këtë rast i shpreh ngushëllime të thella familjes Petkovski, për humbjen e të birit. “VMRO-DPMNE thërret në qetësim të situatës. Ftojmë në urtësi nga ana e të gjithë faktorëve me qëllim që të mos lejohet që situate të eskalojë më tej. Thërrasim të gjithë faktorët politik dhe parti politike që të mos keqpërdorin këtë humbje njerëzore për ballafaqime të imta politike. Apelojmë deri tek rinia të cilët këto dy ditë shprehin pakënaqësi dhe deri tek familjet e tyre të lejojnë që shteti të veprojë në pajtueshmëri me ligjet. Çdo aktivitet në kundërshtim me ligjin nuk ndihmon dhe nuk është i drejtë, por vetëm mund ta çojë shtetin në sfida serioze dhe të krijojë tensione”, thonë në VMRO. Partia e Nikolla Gruevskit, madje përshëndet reagimin e shpejtë të institucioneve të sistemit, MPB-së, Prokurorisë publike, dhe instancave gjyqësore në drejtim të zbardhjes së rastit, gjetjen e autorit të vrasjes dhe procesuimin e mëtutjeshëm të tij nëpër procedurat legale dhe legjitime të shtetit. “Inkurajojmë institucionet të vazhdojnë me vendosjen dhe mbrojtjen e rendit, paqes e sigurisë. VMRO-DPMNE apelon tek të gjithë për qetësim, urtësi dhe përgjegjësi”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
Misioni i OSBE-së në Shkup e ndan dhimbjen lidhur me humbjen tragjike të një jete rinore në Gjorçe Petrov, gjë e cila u përcjellë me dy net trazirash.“Ne jemi duke i monitoruar këto zhvillime me një shqetësim të madh”, deklaroi shefi i Misionit, ambasadori Ralf Breth.Ai ka thënë se autoritetet janë duke e hetuar këtë krim, andaj është shumë e rëndësishme që procesi hetues dhe gjyqësor të zhvillohen pa pengesa.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *