Home / Sport / Real – Atletico përballja historike

Real – Atletico përballja historike

Real Madrid dhe Atletico Madrid do të përballen për herë të parë me njëri-tjetrin në një finale të Ligës së Kampioneve, por ndeshja e së shtunës nuk do të jetë finalja e parë mes tyre që do të ndajë një trofe. 

Në historinë e tyre, dy skuadrat madrilene janë përballur 6 herë në finale dhe të habit fakti që bilanci është 4 fitore për Atleticon dhe 2 për Realin.

Ja përballjet e “finaleve derbi”:
Kupa e Mbretit 1959-60 Atletico Madrid 3-1 Real Madrid
Pesë javë pasi Reali fitoi Kupën e Europës ndaj Eintracht Frankfurt, Atletico e mundi në finalen e Kupës së Mbretit. Puskas kaloi në avantazh “los blancos” në minutën e 20, por Atletico përmbysi rezultatin në pjesën e dytë me golat e Peiró, Jones dhe Collar.

Kupa e Mbretit 1960-61
Atletico Madrid 3-2 Real Madrid
Real Madrid ishte eliminuar për herë të parë nga Kupa e Europës dhe finalja e Kupës së Mbretit do të shërbente si ngushëllim për skuadrën, por bardhekuqtë fituan në Calderon, në një ndeshje ku sërish “los blancos” kaluan në avantazh me Puskas, por Atletico përmbysi rezultatin me dygolëshin e Peiro dhe golin e Mendonça. Di Stefano shënoi në fund të ndeshjes golin e dytë për Realin, atëherë kur ishte shumë vonë.

Kupa e Mbretit 1974-75
Real Madrid 0-0 Atltico Madrid (4-3)
Reali fitoi me 11-metërsha pas një ndeshjeje që përfundoi pa gola. Në serinë e penalltive, për Realin shënuan Amancio, Pirri, Rubiñán dhe Aguilar. Atletico shndërroi në gol vetëm 3 penallti: Gárate, Alberto dhe Becerro.

Kupa e Ligës 1984-85
Ndeshja e vajtjes: Atltico Madrid 3-2 Real Madrid
Ndeshja e kthimit: Real Madrid 2-0 Atletico Madrid
Kupa e Ligës së Spanjës është një kompeticion që është organizuar mes viteve 1983-1986. Atletico fitoi 3-2 ndeshjen e parë me golat e Rubio, Arteche dhe Cabrera. Golat për Realin u shënuan nga Pineda dhe Santillana.Në ndeshjen e dytë, Reali fitoi trofeun falë fitores 2-0. Golat u shënuan nga Michel dhe Stielike.

Kupa e Mbretit 1991-92
Atletico Madrid 2-0 Real Madrid17 vite pas finales së fundit të Kupës së Mbretit, rivalët e përjetshëm madrilenë u përballën sërish me njëri-tjetrin në stadiumin Bernabeu. Atletico e dominoi takimin nga fillimi në fund dhe fitoi 2-0. Schuster dhe Futre vulosën triumfin me dy gola shumë të bukur.Kupa e Mbretit 2012-13Atletico Madrid 2-1 Real MadridFinalja e fundit mes Realit dhe Atleticos është luajtur sërish në Bernabeu. Reali kaloi shumë shpejt në avantazh me Cristiano Ronaldon, por Diego Costa barazoi duke e çuar ndeshjen në shtesë. Në shtesë ishte Miranda ai që shënoi golin e dytë për Atleticon dhe i dha trofeun ekipit bardhekuq.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *