Home / Sport / Real Madrid Kampion, titulli i 10-të

Real Madrid Kampion, titulli i 10-të

Reali me këtë fitoren arriti të fitojë titullin e 10 të Kampionit evropian, edhe ate pas 12 viteve, derisa Atletico humbi edhe finalen e dytë pas 40 viteve.

Real Madrid fitoi Ligën e Kampionëve me fitoren ndaj rivalit të qytetit Altetico Madrid me rezultat 4:1, pas një përmbysje të rezultatit në minutën e 93 të lojës së rregullt, me golin e barazimit të shënuar nga Sergio Ramos.

Finalja e Lisbonës ka shfaqur shumë emocione si në radhët e ekipit mbretëror dhe tifozëve, por edhe në radhët e Atleticos. Klubi i Alteticos deri në minutat e fundit ishte në avantazh me golin e parë të shënuar nga Diego Godin. Reali me këtë fitoren arriti të fitojë titullin e 10 të Kampionit evropian, edhe ate pas 12 viteve, derisa Atletico humbi edhe finalen e dytë pas 40 viteve. Mbi 60 mijë spektatorë ishin në stadiumin La Luz.

Real Madrid – Atletico Madrid 4:1 (0:1)
(Ramos 93, Bale 110, Marcelo 118, Ronaldo 120p – Godin 36)
Stadiumi: Da Luz
Arbitrat: Bjorn Kujpers, Sander van Rekel, Ervin Zeinstra (Holandë)

Real Madrid: Casillas, Carvahal, Ramos, Varan, Coentrao (nga 59. Marcelo), Modrić, Khedira (nga 59. Isco), Di Maria, Bale, Ronaldo, Benzema (nga 79. Benzema)

Atletico Madrid: Curtoa, Juanfran, Miranda, Godin, Filipe Luis (nga 83. Alderwireld), Tiago, Gabi, Koke, Raul Garcia (nga 66. Sosa), Villa, Costa (nga 9. Adrian).

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *