Home / Sport / Reali jashtë gare për titullin

Reali jashtë gare për titullin

Real Madridi ka reaguar shumë keq në javët vendimtare për titullin e Spanjës. Pikërisht në momentet kur Los Blancos duhej të fitonin, ata nxorën barazime.

Në ndeshjen e të mërkurës mbrëma, ekipi i Carlo Ancelottit luajti me shifra identike (1-1) kundër Valladolidit në Estadio Municipal Jose Zorrilla.

Vendasit patën rastet e tyre në gjysmën e parë, mirëpo nuk i shfrytëzuan dhe mysafirët ndëshkuan.

Pas akordimit të një gjuajtje të lirë, përgjegjësinë e mori Sergio Ramos (në mungesë të Cristiano Ronaldos, i cili u largua në minutën e nëntë për shkak të lëndimit) dhe mbrojtësi spanjoll u tregua i saktë (85’), pasi goditja e tij u ndal në rrjet.

Mirëpo, në pjesën e dytë, nikoqirët u angazhuan shumë dhe arritën të rrëmbejnë një pikë.

Në minutën e 85-të, Humberto Osorio e barazoi rezultatin. Mbretërit nuk arritën të shënojnë golin e fitores, edhe pse Pepe pati një rast të shkëlqyer për ta bërë këtë në fund të ndeshjes.

Dy javë pa përfunduar kampionati, Real Madridi ka katër pikë më pak se lideri Atletico Madrid dhe vetëm ndonjë mrekulli mund t’u ndihmojë Mbretërve për ta fituar titullin, pasi ata kanë po ashtu një pikë më pak se Barcelona.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *