Home / Lajme / Maqedoni / Rilindja Demokratike Kombëtare dorëzon mandatin e deputetit

Rilindja Demokratike Kombëtare dorëzon mandatin e deputetit

04 Maj – Kuvendi Qendror me unanimitet të plotë të anëtarëve prezent po në këtë mbledhje vendosi :
1.Të dorëzohet mandati i deputetit i RDK-së i fituar në njësin zgjedhore numër 6,

Rilindja Demokratike Kombëtare dorëzon mandatin e deputetit

Në pajtim me qëndrimin e miratuar nga takimi punues i datës 1 maj 2014 për mospranimin e legjitimitetit demokratik të zgjedhjeve parlamentare Kuvendi Qendror me unanimitet të plotë të anëtarëve prezent po në këtë mbledhje vendosi :

1.Të dorëzohet mandati i deputetit i RDK-së i fituar në njësin zgjedhore numër 6,

2.Obligohen të gjithë kandidatët e nominuar në njësinë zgjedhore numër 6 të nënshkruajnë deklaratën për dorëzim të mandatit sepse mandati është fituar në emër të RDK-së dhe vendimmarja për mandatin i takon Kuvendit Qendror të RDK-së,

3.Obligohet Këshilli i përkohshëm drejtues dhe deputeti i zgjedhur i RDK-së Rufi Osmani që në afat prej tre ditësh të depozitojnë dorëheqjet e të gjithë kandidatëve në selinë e komisionit qendror zgjedhor,

4.Obligohet Këshilli i përkohëshëm drejtues që të konvonkon mbledhje të veçant të Kuvendit Qendror të RDK-së në të cilën do të diskutohen hapat e mëtejmë të veprimit të RDK-së në të gjitha nivelet e funksionimit në nivel partiak dhe të përfaqësimit të pushtetit komunal.

Këshilli I përkohëshme drejtues , Zenun Ismaili, Vesel Memedi, Binas Pajaziti.

Shërbimi për Informim – RDK

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *