Home / Sport / Ronaldo kalon me gola Messin, por prapa Raul Gonzales

Ronaldo kalon me gola Messin, por prapa Raul Gonzales

Në finalen e Championsit, 29-vjeçari shënoi golin e katërt të Los Blancos që ishte i 68-ti për të në garën më të madhe për klube.Në këtë mënyrë, portugezi e zhvendosi argjentinasin (me 67 gola) nga vendi i dytë i golashënuesve më të mirë në histori të kësaj gare dhe tash para tij gjendet vetëm Raul Gonzalez.

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, e ka kaluar rivalin tij te Barcelona, Lionel Messi, edhe për numrin e përgjithshëm të golave të shënuar në Champions League.

Në finalen e Championsit, 29-vjeçari shënoi golin e katërt të Los Blancos që ishte i 68-ti për të në garën më të madhe për klube.Në këtë mënyrë, portugezi e zhvendosi argjentinasin (me 67 gola) nga vendi i dytë i golashënuesve më të mirë në histori të kësaj gare dhe tash para tij gjendet vetëm Raul Gonzalez. Legjenda madrilene ka shënuar tre gola më shumë se Cristiano (71). Njëherësh, CR7 e zgjati rekordin e golave të shënuar brenda një sezoni në 17-të, një tjetër rekord që ia theu Messit këtë sezon.

Real Madridi fitoi trofeun e dhjetë të Ligës së Kampionëve, ndërsa ky ishte i dyti për Ronaldon, pas atij të fituar me Manchester Unitedin në vitin 2008.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *