Home / Lajme / Maqedoni / Rufi Osmani, Izet Zeqiri, Artan Dika..nga RDK,japin doreheqje te parevokueshme

Rufi Osmani, Izet Zeqiri, Artan Dika..nga RDK,japin doreheqje te parevokueshme

01 Maj – Lideri i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani ka dhënë sot dorëheqjen si kryetar i kësaj partie. Po ashtu, dorëheqje kanë dhënë edhe Izet Zeqiri dhe dy nënkryetarët, Artan Dika dhe Gikten Haziri.

Lideri i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani ka dhënë sot dorëheqjen si kryetar i kësaj partie. Po ashtu, dorëheqje kanë dhënë edhe Izet Zeqiri dhe dy nënkryetarët, Artan Dika dhe Gikten Ha

Kuvendi Qendror i Rilindjes Demokratike Kombëtare në mbledhjen e tij të mbajtur me 1 maj në Gostivar, në analizën e bërë ndaj procesit zgjedhor ndan të njëjtat shqetësime të shprehura në raportin e OSBE/ODHIR-it se Maqedonia dështoi në tërësi në organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Keqpërdorimi ekstrem i strukturave dhe resurseve të pushtetit nga VMRO-DPMNE dhe BDI, shpenzimet e jashtëzakonshme jolegale në fushatë nga burime financiare jolegale, diskriminimi i rëndë i opozitës në të gjitha drejtimet, listat zgjedhore të mbushura me qindra mija votues fiktiv, diskriminimi i hapur mediatik i opozitës në mediat televizive, kërcënimi i të punësuarve në sektorin shtetëror dhe atë publik dhe blerja masive e votës, janë disa nga defektet strukturore serioze që kanë delegjitimuar në tërësi fushatën dhe procesin e votimit të 27 prillit dhe rrezikojnë ta zhysin vendin në një krizë të thellë politike, pasojat e së cilës do t’i bartin qytetarët dhe qeveria diktatoriale e dyshes VMRO – BDI.

Kuvendi Qendror i RDK-së nuk pranon si legal dhe legjitim rezultatin e zgjedhjeve jodemokratike dhe të manipuluara të 27 prillit për Parlamentin e Maqedonisë dhe rekomandon ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar për krijimin e një qeverie të koaliconit të gjerë me objektiv pastrimin e listës zgjedhore dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike si parakusht për rikthimin e demokracisë së mirëfillt në vend.

Kuvendi qendror i RDK-së llogarit përgjegjës ekskluziv qeverinë VMRO-BDI që nuk ju mundësoi mërgimtarët shqiptar në Europë të realizojnë të drejtën e tyre të votës, duke mos i evidentuar në listën zgjedhore, gjë që paraqet dështim të plotë të përfaqësuesve diplomatik të BDI-së.

Duke bartur përgjegjësinë morale dhe menaxheriale për mosarritjen e përmbushjes së qëllimeve kombëtare dhe politike në krye të RDK-së dhe në funksion të dhënies së mundësisë kuadrove të reja që ta avansojnë aktivitetin politik të RDK-së, Kryetari Rufi Osmani, Sekretari Izet Zeqiri dhe Nënkryetarët Artan Dika dhe Gikten Haziri ofruan dorëheqje të parevokueshme nga pozicionet udhëheqëse partiake, duke vazhduar aktivitetin e mëtejshëm politik në strukturat e RDK-së.

Kuvendi Qendror përcaktoi Këshillin e përkohshëm drejtues të RDK-së me përbërje: Zenun Ismaili, Vesel Memedi dhe Binas Pajaziti.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *