Home / Lajme / Maqedoni / Sa para harxhuan partitë gjatë fushatës në Maqedoni

Sa para harxhuan partitë gjatë fushatës në Maqedoni

LSDM ka harxhuar 195 mijë euro, prej të cilave 164 mijë janë të ardhura, ndërsa 30 mijë euro kanë ngelur borxhe.
PDSH ka harxhua vetëm 11.099 euro, ndërsa në minus është rreth 7.400 euro. Kjo parti ka pasur tre donatorë, mes tyre edhe një televizion regjional.

Maqedoni, Komisioni Shtetëror Antikorrupsion publikoi raportin e plotë financiar të partive që kanë harxhuar për fushatën e zgjedhjeve të 27 prillit në Maqedoni.

Sipas raportit, VMRO-DPMNE radhitet në vend të parë me 1,4 milion euro, BDI radhitet e dyta me mbi 590 mijë euro të harxhuara për fushatë, LSDM me mbi 195 mijë euro dhe PDSH me 11 mijë euro.

VMRO-DPMNE ka arsyetuar se 1,3 milion eurot janë të ardhura që kanë hyrë në parti nga anëtarësia partiake, ndërsa 850 mijë euro kanë qenë donacione nga mediat për ndjekjen e fushatës së kësaj partie.

BDI ka harxhuar 590 mijë euro, prej të cilave 277 mijë mjete të siguruara nga të ardhurat, ndërsa në minus është rreth 312 mijë euro. Kjo parti ka pasur 24 donacione, dy nga media, ndërsa tjerat kanë qenë nga persona fizik, ku vlera më e lartë ka qenë rreth 5 mijë euro.

LSDM ka harxhuar 195 mijë euro, prej të cilave 164 mijë janë të ardhura, ndërsa 30 mijë euro kanë ngelur borxhe.

PDSH ka harxhua vetëm 11.099 euro, ndërsa në minus është rreth 7.400 euro. Kjo parti ka pasur tre donatorë, mes tyre edhe një televizion regjional.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *