Home / Sport / SEE Universiteti fitoi Kupën e Maqedonisë në futsall

SEE Universiteti fitoi Kupën e Maqedonisë në futsall

Kjo ishte finalja e tretë për SEE Universitetit dhe triumfi vjen në momentin e vërtetë, kur ekipi shpallet edhe nënkampion i Maqedonisë në futsall.

SEE Univeristeti nga Tetova është fitues i Kupës së Maqedonisë në futsall. Ekipi i drejtuar nga trajneri Afrim Jonuzi ia doli të mposhtë “Crna Rekën” nga Kavadari me rezultat 5-3 në finalen e madhe, që u zhvillua sot (e diel) në Kocanë, në një atmosferë të mirë sportive, para 300 sportdashësve të futsallit.
Golat për SEE Universiteti i kanë shënuar Sami Ramadani, Sadam Saiti, Ismet Ceka dhe albin Alija (dy gola), ndërsa për Popov, Nikolovski dhe Zlatev për Crna Rekën.
SEE Universiteti luajti shumë mirë nga fillimi e deri në fund të lojës, ndërsa në një moment rezultati ishte 3-0.
Të shtojmë, edhe këtë se me medalje është nderuar edhe Zamir Dika, rektor i SEE Universiteti, i cili deklaroi: “Pas suksesve në arsim dhe shkencë, SEE Universiteti po shënon suksese edhe në sport. Kjo është në fitore e madhe për ne”.
Ndërsa, futbollisti Ismet Ceka shtoi: “Golin tim ia dedikoj të gjithë studentëve të SEE Uniersiteti”.
Kjo ishte finalja e tretë për SEE Universitetit dhe triumfi vjen në momentin e vërtetë, kur ekipi shpallet edhe nënkampion i Maqedonisë në futsall.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *