Home / Lajme / Rajon / Serbia ta heqë Kosovën nga Kushtetuta e vet

Serbia ta heqë Kosovën nga Kushtetuta e vet

5 maj-Derisa Kosova të figurojë në Kushtetutën e Serbisë, siç është aktualisht, ajo do ta konsiderojë si pjesë të veten, në anën tjetër dëshiron të integrohet në Unionin Evropian, duke e trajtuar Kosovën si pjesë të saj. Që do të thotë se ajo i mban hapur pretendimet territoriale ndaj Kosovës, prandaj me një Serbi të tillë nuk ia vlen vazhdimi i bisedave”, ka thënë Vllasi

Analisti politik Azem Vllasi ka kërkuar nga pala kosovare që në Bruksel të shtrojë si çështje në kuadër të dialogut që Serbia ta heqë nga Kushtetuta e vet Kosovën.

Ai ka thënë se nuk ia vlen të vazhdohet dialogu me Serbinë, e cila synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke e trajtuar Kosovën si pjesë të saj.

“Është momenti i fundit kur pala kosovare, qoftë ky kryeministër apo një tjetër, ta shtrojë në Bruksel nevojën që Serbia ta heqë prej Kushtetutës së vet Kosovën. Derisa Kosova të figurojë në Kushtetutën e Serbisë, siç është aktualisht, ajo do ta konsiderojë si pjesë të veten, në anën tjetër dëshiron të integrohet në Unionin Evropian, duke e trajtuar Kosovën si pjesë të saj. Që do të thotë se ajo i mban hapur pretendimet territoriale ndaj Kosovës, prandaj me një Serbi të tillë nuk ia vlen vazhdimi i bisedave”, ka thënë Vllasi për “Epokën e re”.

Vllasi ka thënë se procesi i dialogut ndërmjet dy vendeve në nivel kryeministrash i ka ardhur koha të përfundojë.

“Nëse dikush tjetër pas zgjedhjeve parlamentare formon qeveri, puna më e mençur do të ishte që shumë shpejt ta shpallë përfundimin e dialogut me Serbinë në nivel kryeministrash. Dialog ky që ka pasur për qëllim disa marrëveshje për zgjidhjen e çështjeve kryesore në mes të dy shteteve dhe në vazhdim ky dialog duhet të lëshohet në binar të rëndomtë siç ekzistojnë mes shteteve ndërmjet grupeve të ekspertëve dhe ministrive që të bisedohet për lëmenj të ndryshëm, por jo të vazhdojnë me këtë dinamikë siç ka qenë deri tash”, është shprehur Vllasi, duke shtuar se ashtu siç komunikojnë me Maqedoninë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe shtetet e tjera, në atë mënyrë duhet të vazhdojë dialogu dhe kontaktet me shtetin e Serbisë. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *