Home / Sport / Shaqirit i vjen te hunda: Pep, nëse s’luaj, iki në Angli

Shaqirit i vjen te hunda: Pep, nëse s’luaj, iki në Angli

Anëtari i Bayern Munichut theksoi se dëshiron të luajë edhe në ndeshje të mëdha dhe jo vetëm në ndeshje të dobëta të Bundesligës.

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, ka kritikuar spanjollin, Pep Guardiola, për minutat e paktë të ofruar për të në stinorin që sapo përfundoi. Anëtari i Bayern Munichut theksoi se dëshiron të luajë edhe në ndeshje të mëdha dhe jo vetëm në ndeshje të dobëta të Bundesligës. “Nëse nuk ndryshohet gjendja, duhet ta ndryshojë vetë. Unë jam i ri dhe dua ta zhvillojë vetën. Dua të luajë në ndeshje të mëdha nga fillimi dhe jo vetëm në ligë kur gjithçka përfundon. Nuk dua të përjetojë edhe një vit si ky”, u shpreh Shaqiri, i cili stinorin e kaluar pati më shumë minuta nën drejtimin e Jupp Heynckes. “Me Heynckesin ndihesha më me besim, ndoshta pasi Guardiola flet më pak me ne lojtarët. Stinorin e kaluar pata fat të keq me disa lëndime të vogla muskulore, por jam i lumtur që jam rikthyer”, shtoi tutje Xherdani. Për fund, Shaqiri nuk përjashtoi mundësinë që gjatë verës të transferohet te Liverpooli, skuadër kjo e cila kërkon shërbimet e tij. “Sigurisht se Anglia më pëlqen. Nëse ndërroj skuadër, atëherë do të jetë jashtë, nuk besoj se do të jetë nga Bundesliga. Por, duhet të jetë një klub që lufton për titull”, përfundoi Shaqiri intervistën e tij për 20min.ch.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *