Home / Lajme / Maqedoni / Shënohet dita e zjarrfikësve në Tetovë (VIDEO)

Shënohet dita e zjarrfikësve në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 20 Maj – Dita e Zjarrfikësve është shënuar edhe në Tetovë.Me këtë rast kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi ka ndarë mirënjohje për dhjetëra zjarrfikës dhe kompani të cilët kanë ndihmuar këtë njësit, njofton Televizioni Koha.

Arifi nënvizoi se komuna ka ndarë një buxhet serioz për këtë njësit sepse të njëjtit nuk janë vetëm për të shuar zjarre por edhe për intervenime të tjera.

” Për herë të parë siç vërehet zjarrfikësit kanë uniformat e tyre, dhe ne si komunë për këtë vit kemi ndarë një buxhet serioz për këtë njësit, sepse këta zjarrfikës nuk janë vetëm për të shuar zjarre por edhe për intervenime tjera. Investim i parë kanë qenë uniformat për të qenë më të sigurtë. Duke pasur mbështetjen e projekteve ndërkombëtare një javë më parë arritëm të marrim një donacion në pajisje me 90 mijë euro dhe bashkë me makinat mbi 150 mijë euro”, tha Arifi.

Ndërkohë që Uka Aliti, kryeshef i njësitit kundër zjarrit në Tetovë është shprehur se deri më tash kanë arritur disa donacione në paisje për këtë njësit të cilët janë të nevojshme gjatë intervenimeve, njofton Televizioni Koha.

” Kemi gjetur një gjuhë të përbashkët me kryetaren dhe ajo na gjeti pa uniforma dhe tashmë jemi pajisur me uniforma duke ju falënderuar kryetares së komunës”, tha Aliti.

Ndryshe, njësiti kundër zjarrit në Tetovë intervenon edhe në komunat tjera rurale si në Bërvenicë, Bogovinë, Zhelinë, Tearcë dhe Jegunoc. Këta komuna deri më tash edhe pas kërkesave të kryetares së komunës Teuta Arifi që të ndihmojnë me buxhetet e tyre megjithatë deri më tash nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

“ Ne si komunë kemi dërguar kërkesa për të marrë pjesë me buxhet edhe komunat tjera që mbulohen nga ky njësit megjithatë deri më tash nuk ka ndonjë përgjigje. Edhe përskaj kësaj ne si komunë më e madhe e kemi për obligim që të ndihmojmë komunat tjera më të vogla. Ata marrin dotacion për këtë qëllim dhe duhet që të na ndihmojnë. Planifikojmë që të hapim punkte të reja në Tearcë dhe Zhelinë të cilët do të jenë të koordinuara me zjarrfikësit e Tetovës”, tha Arifi, transmeton Televizioni Koha.

Uka Aliti nga ana e tij theksoi se momentalisht mbulohet një rajon me rreth 150 mijë banorë.

“ Planifikojmë që të hapim punke në këta dy komuna në formë kujdestarie sepse vështirësia më e madhe është distanca që kemi me vendbanimet e komunave tjera. Humbim shumë kohë duke arritu përshembull në komunë të Jegunocit, apo në fshatin Jahznicë, prandaj shpresojmë që këtë vit të kemi edhe pika ndihmëse pastaj do të marrim hapa edhe për komunat tjera”, tha Aliti.

Ndërkohë që njësiti i zjarrfikësve të Tetovës në shumë intervenime përballet me mungesë të pajisjeve dhe mjeteve adekuate. Poashtu gjatë fjalimeve të tyre Arifi dhe Aliti kanë falënderuar edhe zjarrfikësit e Britanisë së Madhe dhe operacionin Florian të cilët në vazhdimësi ndihmojnë zjarrfikësit e Tetovës.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme në sheshin Iliria në Tetovë zjarrfikësit kanë demonstruar edhe në praktikë disa lloje të intervenimeve para qyetatarëve. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *