Home / Sport / Shkëndija rikthen Sedat Berishën

Shkëndija rikthen Sedat Berishën

24 vjeçari të martën firmosi kontratë dy vjeçare me ekipin ‘kuqezi’, duke u kthyer në folenë e vjetër pas vetëm një sezoni.

Mbrojtësi shkupjan Sedat Berisha është futbollist i ri i Shkëndijës. 24 vjeçari të martën firmosi kontratë dy vjeçare me ekipin ‘kuqezi’, duke u kthyer në folenë e vjetër pas vetëm një sezoni. Berisha sezonin e posa mbyllur ishte pjesë e Metalurgut të Shkupit, ku verën e kalaur u transferua pikërisht nga Shkëndija. Bëhet fjalë për futbollist që rjedh nga shkolla e futbollit të KF Shkupit (ish-Slloga Jugomagnat), në sezonin 2010/11 erdhi në Tetovë nga rradhët e Milanos së Kumanovës dhe ishte një ndër pikat më të forta në fitimin e titullit të kampionit. Tre sezone me rradhë shkupjani ishte shtyllë e vërtetë në mbrojtjen ‘kuqezi’, duke regjistruar 85 paraqitje dhe shënoi tre gola. Pas finales së humbur nga Teteksi sezonin e kaluar dhe trazirave që ndodhën në ekip, Berisha u detyrua të kërkojë mjedis të ri, ndërsa tani vendos të kthehet për të vazhduar misionin e tij edhe pse kishte oferta edhe nga klube tjera nga vendi dhe jashtë. Angazhimi i Berishës pritet të përforcojë dukshëm vijën e fundit të ekipit para përballejeve në kualifikimet për Liga Evropa, si dhe sezonin e ardhshëm ku ambiciet janë edhe më të mëdha.

Burimi dhe foto: kfshkëndija.com

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *