Home / Sport / Shkëndija siguron Evropën

Shkëndija siguron Evropën

Sipari i garave në elitën e futbollit vendor është lëshuar me zhvillimin e ndeshjeve të javës së 33-të. Kupa e kampionëve tani më është në syrtarët e skuadrës së Rabotniçkit, ndërsa pas vete një sezon shum të keq kanë lënë futbollistët e Vardarit, por ato të Shkëndijës, pas vete kanë një sezonë shum të mirë. Shkupjanët jo vetëm që dorëzuan titullin e kampionit, por edhe mbetën edhe pa evropë, ndërsa Shkëndija nga skuadra e rrezikuar do të luaj në Liga Evropë.

as 90 minutave të edicionit të 22-të të kampionatit të Maqedonisë në futboll edhe zyrtarisht i kemi të qarta të gjitha arritjet e këtij sezoni, si dhe atë se kush është humbësi e kush fituesi më I madh I këtij kampionati. Epiteti I humbësit dhe fituesit më të madh iu ka takuar dy skuadrave me veshje identike “kuq e zi”, Vardarit dhe Shkëndijës.
Humbësi më i madh i këtij sezoni është Vardari, këta në fillim të sezonit paralajmëruar se do vrapojnë pas tre trofeve. Por jo vetëm që dorëzuan titullin e kampionit këta në 90 minutat e fundit të këtij sezoni pas përballjes me Bregallnicën u desh të përshëndeten edhe me garat evropiane.
Fituesi më i madh i këtij sezoni doli skuadra e Shkëndijës. Këta patën një paraqitje katastrofale në vjeshtë, që i bënte një nga skuadrat favorite për tu larguar nga elita e futbollit vendor. Me ardhjen e pranverës dhe sponsorit të ri, këta me një përmbyllje fantastike të këtij sezoni arritën që të sigurojnë edhe vizën për në Europë. Shkëndija si skuadra e katërt do të luaj në eliminatoret për Liga Europa. Krahas Shkëndijës në këto eliminatore do të luajnë edhe skuadra nënkampione Horizonti dhe finalisti I kupës Metalurgu. Skuadra e Rabotniçkit do të luajë në eliminatoret për Ligën e Kampionëve. Nga elita e futbollit vendor në të cilën sezonin e ardhshëm do të luajnë 10 skuadra në vend të 12-të, u larguan:- Gostivari, Makedonija Gj.P, Euromilku dhe Napredoku. Ndërsa anëtar të rinjë do të jenë skuadra e Sileksit dhe ajo e Teteksit të cilas pas një viti po kthehen në Ligën e Parë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *