Home / Lajme / Maqedoni / Shkollat profesionale prezantojnë ofertat (VIDEO)

Shkollat profesionale prezantojnë ofertat (VIDEO)

Tetovë, 16 Maj – Shkollat e mesme profesionale të Tetovës sot në qendër të Tetovës kanë organizuar ditën e hapur.

Në këtë organizim u promovuan shkollat profesionale me qëllim që semimaturantët nga afër të shohin se cfarë drejtimesh ofrojnë shkollat profesionale dhe sa më shumë nxënës të regjistrohen në këto shkolla sepse mundësia për punësim pas përfundimit është shumë e madhe, njofton Televizioni Koha.

Dita e hapur është organizuar në kuadër të Komunës së Tetovës, USAID-it dhe shkollave të mesme profesionale, ndërsa është mbajtur me qëllim që të largohen paragjykimet që ekzistojnë për këta shkolla dhe sa më shumë semimaturantë të regjistrohen sepse në të ardhmen do të kenë shumë përparësi për tu punësuar në ato drejtime që kanë përfunduar, u shpreh kështu kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi për Televizionin Koha.

Sherif Abdurahmani drejtor në shkollën e mesme profesionale “Mosha Pijade” foli për qëllimin e mbajtjes së këtij organizimi.

Minir Ceka nga shkolla e mesme profesionale tekstile “Gjoce Stojçevski” tregoi se çfar programesh ofron kjo shkollë.

Ndërsa nxënësit u shprehën se interesimi gjatë ditës së hapur është i madh.

Kohëve të fundit në shkollat e Tetovës gjithnjë e më shumë semimaturantët regjistrohen në drejtimet e përgjithshme të cilët në shumë raste janë edhe pa perspektivë. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *