Home / Lajme / Maqedoni / SHKUP, Eskalojnë protestat, demonstruesit përleshen me policinë

SHKUP, Eskalojnë protestat, demonstruesit përleshen me policinë

Shkup, 20 Maj – Dhuna sërish ka eskaluar në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup, ku demonstruesit e dhunshëm janë përplasur me policinë. (VIDEO)

Deri tek përplasja e dhunshme ka ardhur, kur demonstruesit kanë tentuar të thyejnë barrikadën policore dhe të nisen në drejtim të Sarajit.

Policia ka përdorur bomba gazi dhe gaz lotësjellës për të shpërndarë turmat e dhunshme, që po sulmonin policinë. Ndërkohë, pas disa minutave kanë mbërritur ekipe shtesë të njësiteve speciale, që janë përballur me demonstruesit.

Siç bëhet e ditur për INA në këto incidente ka dhjetra të plagosur si nga radhët e demonstruesve, ashtu edhe nga radhët e policisë.

Ndërkohë, deri tani bëhet e ditur për 50 persona të arrestuar nga policia. Demonstruesit kohë më parë kishin bllokuar rrugët me kontejner të ndezur me zjarre, ndërsa siç mësohet grupe vandalësh dhe huliganësh kanë djegur edhe dyqane dhe lokale të tjera, që kryesisht janë në pronësi të shqiptarëve dhe pjesëtarëve të nacionaliteteve të tjera.

Disa prindër dhe familjarë kanë tentuar që të parandalojnë të rinjtë për të vepruar dhunshëm, por tentimet e tyre kanë qenë të kota.

Disa raportues të mediave dhe portaleve maqedonase theksuan se janë detyruar nga policia që të shlyejnë materialet e xhiruara dhe fotografitë nga protestat e dhunshme.

Protestat sërish nisën në mbrëmje në shenjë revolte nga vrasja e maturantit maqedonas Angel Petkovski, i cili dje u vra nga një i ri shqiptar, me inicialet N.E, i cili paraprakisht siç thuhet i kishte vjedhur një biçikletë viktimës pranë shtëpisë së tij. Kjo situatë çoi edhe në protesta të djeshme që eskaluan deri në orët e vona të natës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *