Home / Lajme / Maqedoni / Shkupi sot në qetësi

Shkupi sot në qetësi

Shkup, 21 Maj – Në lagjen Gjorçe Petrov, por edhe në daljet e kësaj komune urbane vërehen forca policore, që po përkujdesen për rendin dhe qetësinë.

Shkupi sot u zgjua në qetësi, duke përfshirë edhe lagjen Gjorçe Petrov, që dy netët e fundit është përfshirë nga protestat dhe trazirat e dhunshme, pas vrasjes së të riut maqedonas nga një bashkëmoshatar shqiptar.

Në lagjen Gjorçe Petrov, por edhe në daljet e kësaj komune urbane vërehen forca policore, që po përkujdesen për rendin dhe qetësinë.

Gati se të gjitha akset rrugore janë zhbllokuar, por vërehen patrulla policore, që po ndjekin situatën.

MPB sot sërish pritet të deklarohet lidhur me protestat që u zhvilluan edhe mbrëmë, dhe që për herë të parë pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, pasi turmat synonin të thyenin kordonin policor dhe të niseshin drejt Sarajit.

Por edhe nga ana tjetër e Sarajit është qetësi dhe se po zhvillohet jeta normale. Banorët e kësaj lagje, përfshirë grupe të rinjsh ishin tubuar në dalje të këtij vendbanimi, në shenjë revolte nga huliganizmi maqedonas, por edhe në mbrojtje të tyre, pas thirrjeve të turmave të organizuara maqedonase për të depërtuar në këtë vendbanim.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *