Home / Lajme / Maqedoni / Shokët e Angelit ndezin qirinj në Qendër të Tetovës (VIDEO)

Shokët e Angelit ndezin qirinj në Qendër të Tetovës (VIDEO)

Tetovë, 20 Maj – Shokut të tyre Angel që u vra mbrëmë në Gjorçe Petrov të Shkupit. “Lajmin tragjik për vdekjen e maturantit Angel Petkovski e kemi pranuar si mjaft të vështirë. Rehati nuk ka dhe shpresojmë që gjëra ë tilla nuk do të ndodhin në të ardhmen”, tha kujdestarja e klasës Srebra Cvetkovska, transmeton Televizioni Koha.

Nxënësit dhe arsimtarët e shkollës së mesme mjekësore ” Nikolla Shtajn “, sot në Qendër të Tetovës kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur një fotografi të shokut të tyre Angel që u vra mbrëmë në Gjorçe Petrov të Shkupit.

“ Lajmin tragjik për vdekjen e maturantit Angel Petkovski e kemi pranuar si mjaft të vështirë. Rehati nuk ka dhe shpresojmë që gjëra ë tilla nuk do të ndodhin në të ardhmen”, tha kujdestarja e klasës Srebra Cvetkovska.

Në ndërkohë mësimi në shkollën e mesme të mjekësisë ka vijuar pa asnjë problem gjatë ditë së sotme. Angel Petkovski bashkë me familjen e tij ka jetuar në Shkup në lagjen Gjorce Petrov, ndërsa ka ndjekur mësimet në shkollën e mjekësisë. Rreth incidentit dhe trazirave të një nate më parë kanë reaguar edhe Komuna e Sarajit dhe ajo e Gjorçe Petrovit, njofton Televizioni Koha.

Nga Komuna e Sarajit u bëjnë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të qetë, të mos shkaktojnë tensione, ndërkaq institucioneve të marrin të gjitha masat për parandalimin e përshkallëzimit të situatës dhe prishjes së marrëdhënieve ndëretnike. Nga komuna e Sarajit kërkojnë gjithashtu që MPB të ndërmarrë hapa konkret në gjetjen e aktorëve të cilët shkatërruan prona të qytetarëve të pafajshëm, që pronat e tyre të mbrohen nga organet e rendit, me qëllim që në të ardhmen të mos nxis ndjenjën e pasigurisë dhe hakmarrjes në mungesë të funksionimit të rendit dhe sigurisë.

Edhe kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin aktivitetet e dhunshme dhe dëmtimin e pronave të qytetarëve. Nga kjo komunë apeluan që qytetarët të mbetet të qetë dhe t’ua lënë institucioneve të zgjidhin rastin. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *