Home / Lajme / Maqedoni / Shpërngulet familja shqiptare nga Radishani

Shpërngulet familja shqiptare nga Radishani

Shkup, 05 maj – “Nuk po shkon kështu. Që tre javë po jetojmë nëpër farefis. Fëmijët nuk dalin dot deri në dyqan me blerë bukë. Po ikim me shpëtu kryet. As vetë nuk e dimë se ku do të shkojmë, në shator, veç të ikim. S’mundemi më”, tha për “Lajm”, Faik Zeqiri, anëtar i kësaj familjeje.

Familja shqiptare 50-të anëtarëshe nga Radishani i Shkupit po shpërngulet nga shtëpia e tyre, nga vendi ku investuan 40-të vjet rresht.

“Nuk po shkon kështu. Që tre javë po jetojmë nëpër farefis. Fëmijët nuk dalin dot deri në dyqan me blerë bukë. Po ikim me shpëtu kryet. As vetë nuk e dimë se ku do të shkojmë, në shator, veç të ikim. S’mundemi më”, tha për “Lajm”, Faik Zeqiri, anëtar i kësaj familjeje.

Ai thotë se është tepër e dhimbshme me e lënë gjithë atë investim që kanë bërë, por jeta është akoma më e dhimbshme. “Kemi kërcënime të vazhdueshme. Mua personalisht më kanë kërcënuar se do të më likuidojnë bashkë me nipat e mi, nëse nuk largohemi. Ç’të bëjmë, fëmijët janë traumatizuar, e gjithë familja është traumatizuar”, thotë ai, duke shtuar se askush nuk i ka ofruar as ndihmë, e as përkrahje, përveç kryetarit të Forumit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut.

Kjo familje shqiptare ka dhjetë vjet që është nën kërcënimet e vazhdueshme të huliganëve maqedonas. Dy herë i kanë hedhur bomba në shtëpi, dy herë të tjera kanë hedhur nga 30-të shishe koktej molotovi, ndërsa në rastin e fundit, më 13 prill, 30të persona tentuan të hynin me dhunë në këtë familje, ku dhe e shtypën me makinë loken e shtëpisë, 75 vjeçaren Sherife Zeqirin.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *