Home / Lajme / Maqedoni / Shqetësime nga aktivizimi i vullkanit afër Ohrit

Shqetësime nga aktivizimi i vullkanit afër Ohrit

29 maj-Ndonëse vullkani nuk është aktiv, banorët megjithatë i ka kapur paniku. Ata nuk besojnë se në afërsi të tyre mund të ndodhë ndonjë katastriofë natyrore, kurse shumë prej tyre e lidhin këtë dukuri me paraqitjen e reshjeve të mëdha të shiut dhe me tërmetet.

Tymi vullkanik që është hetuar mbrëmë në afërsi të fshatit Kosel, i Ohrit, ka qenë shkak që shumë banorë të shqetësohen. Ndonëse vullkani nuk është aktiv, banorët megjithatë i ka kapur paniku. Ata nuk besojnë se në afërsi të tyre mund të ndodhë ndonjë katastriofë natyrore, kurse shumë prej tyre e lidhin këtë dukuri me paraqitjen e reshjeve të mëdha të shiut dhe me tërmetet.

Nga Shërbimi i Zjarrfikësve në Ohër komentojnë se vend për panik nuk ka dhe se dukuritë e fundit janë si reagim ndaj ndryshimeve klimatike.

Në hapësirën ku ndodhet vullkani janë vërejtur disa vrima në formë të kraterit dhe prej andej vie aromë e vezëve të prishura. Ekspertët thonë se nga vrimat lirohen gazra të dioksid karbonit dhe sulfurit hidrik dhe këto janë shenja të shuarjes së aktivitetit të dikurshëm vullkanik. Për shkak të këtyre dukurive specifike, në vitet 70-ta Komuna e Ohrit, kësaj zonë i ka dhënë statusin e rezervatit të rrallë natyror, transmeton Faktinews. (INA)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *