Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët në Gjorçe mbrëmë përjetuan tmerr të vërtetë (VIDEO)

Shqiptarët në Gjorçe mbrëmë përjetuan tmerr të vërtetë (VIDEO)

Shkup, 20 Maj – Lokale të demoluara dhe të djegura, dritare të thyera, kërcënime, shantazhe, tmer dhe frikë, përjetuan mbrëmë shqiptarët të cilët jetojnë dhe ushtrojnë biznesin e tyre në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, njofton Televizioni Koha.

Ngjarjet e mbrëmshe lanë gjurmë sikur mbrëmë të ishin zhvilluar luftime, kurse shqiptarët të cilët jetojnë në këtë lagje kaluan edhe një natë nën kërcënime dhe shantazhe, njofton Televizioni Koha.

Sot ekipi i Televizionit Koha qëndroi në këtë lagje për të parë se çka ka ndodhur mbrëmë dhe çka kanë përjetuar ata. Djegiet dhe demolimet kishin filluar mënjëherë pas vrasjes së një maturanti nga kjo lagje. Deri tek incidenti tragjik kishte ardhur si pasojë pasi një person me emrin Naser kishte tentuar të vjedhë një biçikletë në shtëpinë e Angel Petkovskit. Angel e kishte vërejtur atë dhe së bashku me babain e tij Sasho, me makinën e tyre ishin vënë në ndjekje të vjedhësit. E kanë ndjekur deri te spitali i syve, ku edhe kishte ardhur në kontakt fizik mes Angel dhe Naserit, ku djaloshi 19 vjeçar ishte therrë me thikë. Sipas informacioneve të para, motivi është banal, pra vrasje për biçikletë ndërsa sulmi është bërë në vetëmbrojtje, njofton Televizioni Koha.

Pronarët e lokaleve theksojnë se këta ngjarje nuk janë të parat sepse sulme të këtilla ka pasur edhe më herët.

Sulmet e lokaleve kanë qenë selektive, sepse në këtë vend ka pasur dy mishtore, njëra pronë e shqiptarit kurse tjetra e një pronari maqedonas por është sulmuar vetëm mishtorja e shqiptarit.

MPB sot zyrtarisht njoftoi se është arrestuar vrasësi i të riut Angel Petkovski gjatë pasdites së djeshme në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup. Ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska ka dalur në konferencë për gazetarët duke njoftuar mbi ngjarjen dhe duke bërë thirrje për qetësi. Sipas saj, autori i vrasjes është një 19 vjeçar i njohur për policinë për shkak të veprave të kryera penale edhe më përpara.

“Vrasja është kryer me thikë, por akoma nuk është gjetur ajo. Vrasja ka ndodhur gjatë rrahjes së viktimës dhe vrasësit. Deri tek konflikti ka ardhur kur Angel Petrov ka tentuar që t`i marrë bicikletën vrasësit, pasi që ajo ishte grabitur në oborrin e tyre. Viktima së bashku me babain e tij ishte vënë në ndjekje të grabitësit”, theksoi ministrja Jankullovska, transmeton Televizioni Koha.

MPB njoftoi se janë ndaluar 18 persona, për shkak të nxitjes së demolime dhe vënies së zjarrit, duke shkaktuar dëme materiale gjatë protestave të mbrëmshme në lagjen Gjorçe Petrov. Pesë nga të ndaluarit janë të mitur.

Gjatë ditës së sotme Televizioni Koha nga burime zyrtare është informuar se maturanti i vrarë është me prejardhje nga Tetova nga fshati Zhilçë, kurse ka jetuar me familjen në Shkup. Ai kishte ndjekur mësimet në shkollën e mjekësisë në Tetovë. Nxënësit e kësaj shkolle sot në qendër të Tetovës kanë ndezur qirinj duke përkujtuar nxënësin Angel Petkovski. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *