Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptari Ahmet Gjanaj deputet ne Parlamentin Belg

Shqiptari Ahmet Gjanaj deputet ne Parlamentin Belg

31 Maj – “Ndodhi një mrekulli që arrita të marr mandatin. Jam deputeti i fundit që hyn në Parlamentin e Brukselit dhe këtë e bëra për 10 vota më shumë.

Për herë të parë komuniteti shqiptar në Belgjikë do të përfaqësohet me deputet në Parlamentin e Brukselit në Shtator, kur kandidati socialist Ahmet Gjanaj, me origjinë nga Kukësi, pritet të bëjë betimin në nisje të legjislaturës së re.

“Ndodhi një mrekulli që arrita të marr mandatin. Jam deputeti i fundit që hyn në Parlamentin e Brukselit dhe këtë e bëra për 10 vota më shumë. Unë mora 3.380 vota, ndërsa kandidati tjetër që nuk fitoi mori 3,370. Do të jetë një risi që komuniteti të jetë i ushqyer në aspektin e subvencioneve nga shteti belg për shkak të ndikimit të një deputeti me origjinë shqiptare”, shprehet Gjanaj.

Sistemi i vjetëruar informatik belg u bllokua mesnatën e së dielës, kur në vend u organizuan për herë të parë zgjedhjet rajonale, federale dhe europiane.

Ministria e Brendshme belge, që menaxhon zgjedhjet rajonale, publikoi formalisht rezultatet, por certifikimi i tyre sipas Gjanajt mbahet peng nga komisioni zgjedhor për shkak të ankesës së një kandidati të djathtë me origjinë turke.

“Një komisioner, si duket i lidhur me këtë kandidat, nuk pranon të firmosë procesverbalin. Domethënë, gjërat që ne i kemi parë në Shqipëri, tani po ndodhin edhe në Belgjikë, që është një risi”, thotë Gjanaj.

Dy kandidatët e tjerë shqiptarë që garuan për të djathtën humbën në këtë betejë rajonale. Elona Zhana nga Tropoja mori vetëm 510 vota për CDH, ndërsa Burim Demiri nga Kumanova siguroi 1.125 vota për Federatën e Frankofonëve, duke forcuar pozitën e tij në këtë parti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *