Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptari Hero që shpëtoi maqedonasin nga përmbytja dhe tmerri!

Shqiptari Hero që shpëtoi maqedonasin nga përmbytja dhe tmerri!

26 Maj – Safet Bajrami thotë se ndjehet tepër i lumtur nga akti i bërë mbrëmë nën urën e shtëpisë së mallrave ‘Most’

Vetura mbrëmë që përshkruante më qartë gjendjen e tmerrit dhe panikun rrugëve të Shkupit ishte Fort Mondeo, që përfshihej e tëra nga uji dhe dukej sikur ‘notonte’ në rrugët e Shkupit.

Ndërkaq, portali Almakos ka arritur të intervistoi njeriun që shpëtoi shoferin brenda kësaj veture, e ai është Safet Bajrami nga fshati Llokë i Shkupit. Dhe në këtë rast, me gjestin e tij lirisht mund të quhet ‘njeriu i hekurt’, pasi që në çastet e shpëtimit rrezikoi shumë, madje edhe jetën.

Safet Bajrami për Almakos thotë se ndjehet tepër i lumtur nga akti i bërë mbrëmë nën urën e shtëpisë së mallrave ‘Most’, ai shton se edhe përkundër peripecive të shumta në atë kohë tejet të vështirë me breshër dhe shi, ishte i vendosur që të shpëtoi shoferin brenda saj, duke rrezikuar gjithçka.

“Në çastet teksa vetura e bardhë përmbytej, ngase e tëra u mbulua me uj brenda, unë mendoja vetëm si ti dalë në ndihmë personit që ishte brenda. Uji ishte tepër i ftohë, ndërsa jeta e shoferit rrezikohej gjithnjë e më tepër nga çasti në çast. Përderisa isha në ujë për të shpëtuar bashkëqytetarin maqedonas, i vrava këmbet dhe disa pjesë tjera të trupit por nuk i ndjeja, breshëri shiu dhe vetëtimat nuk ndaleshin, dukej gjithçka si një apokalips. Dyert i ishin të bllokuara tërësisht veturës, ndërkaq un me ngulm insistoja që mos të tërhiqesha nga ky mision, me çka më në fund arrita nga dritarja ta nxjerr shoferin e kësaj veture, gjë për të cilën rrezikova edhe jetën, por nuk mund ta lejoja përmbytjen të ndodhë para syvte të mi”, – tha Safet Bajrami për Almakos.

Gazetari i Almakos i pa edhe këmbët e Safet Bajramit që ishin të stërmbushura nga plagët e shkaktuara gjatë shpëtimit të bashkëqytetarit të tij maqedonas, ndërsa nuk donte t’i fotografohen, sepse siç thotë ai këtë punë e ka bërë për të mirë dhe ‘për Allah’./Almakos

Fotot e mëposhtme ku duket Safeti janë realzuar teksa është shfaqur një vetëtim e fuqishme:

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *