Home / Lajme / Rajon / Shqiptari kërcënon aeroplanin me shkrepëse dhe shishe

Shqiptari kërcënon aeroplanin me shkrepëse dhe shishe

12 Maj – Një burrë, rreth 35 vjeçar, po mbante në dorë një shkrepëse e një shishe me lëng, dhe po kërcënonte se do ta çonte në erë aeroplanin

Janë terrorizuar pasagjerët e aeroplanit që po udhëtonin nga Zurichu i Zvicrës për në kryeqytetin kosovar, të dielën herët në mëngjes.

Një burrë, rreth 35 vjeçar, po mbante në dorë një shkrepëse e një shishe me lëng, dhe po kërcënonte se do ta çonte në erë aeroplanin.

Nën thirrjen “Allahu Ekber”, i riu kishte nisur kërcënimet me tu ngjitur aeroplani në qiell, me më shumë se 150 veta në bord.

“Do të shkojmë të gjithë te Allahu. A doni që të shkojmë në xhenet a xhehenem? Allahu është i pari, Muhamedi është pas tij, ne të tjerët nuk jemi askushi”, citohet të ketë thënë ai në lartësi prej më shumë se 10 mijë metrash.

Dëshmitarët e tregojnë ngjarjen për “Kohën Ditore”. Ka qenë Nehat Llovca, mërgimtari nga Kosova, i shkathët në arte marciale, ai që ka neutralizuar gjithçka. Atmosferën e ankthit e përshkruan edhe njëri nga yjet e estradës kosovare, që deshi të mos i përmendet emri në gazetë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *