Home / Lajme / Rajon / Shqiptari nga Maqedonia, kreu i trafikut të klandestinëve

Shqiptari nga Maqedonia, kreu i trafikut të klandestinëve

15 Maj – Zbulohet skena e trafikut të klandestinëve, ku peshën kryesore e luante shtetasi maqedonas Nertil Pervizi,

Zbulohet skena e trafikut të klandestinëve, ku peshën kryesore e luante shtetasi maqedonas Nertil Pervizi, i cili gjente kontaktet që do të ndihmonin shqiptarët të kalonin nga Bullgaria në SHBA.

Nga të dhënat e deritanishme të Prokurorisë ë Krimeve të Rënda bëhet me dije se shtetasi maqedonas mundësonte gjetjen e personave në Bullgari, të cilët ndërmjetësonin udhëtimin e shqiptarëve për në Spanjë në drejtim të destinacionit final Meksikës.

Sipas burimeve të organit të akuzës, ka rezultuar se shtetasit, të cilët janë dërguar në Amerikë rezultojnë të jenë banorë të qarkut të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe, si dhe me një të përbashkët midis tyre, pasi në Amerikë të gjithë shtetasit që emigruan kundrejt pagesave deri në 20 mijë dollarë kishin një të afërm apo person me lidhje gjaku.

Ky element sipas Prokurorisë është përdorur nga trafikantët për të humbur gjurmë, me qëllim kalimin e shqiptarëve nga kufiri tokësor Meksikë-Amerikë. Pas hyrjes në Amerikë shqiptarët futeshin në kampe emigrantësh, e më pas të afërmit e tyre shqiptarë me qëndrim të rreg- ullt në Amerikë depozitonin garanci, duke marrë përsipër qëndrimin e tyre në Amerikë.

E pikërisht, pas daljes nga kampi deklaruan po të njëjta burime, njoftoheshin familjarët e mbetur në Shqipëri për të kryer pagesën tek grupi kriminal, 15 prej të cilëve tashmë janë të arrestuar. Po të njëjta burime sqaruan se hetimet në Shqipëri janë ende të hapura, ndërsa pritet që sot 15 personat e arrestuar të njihen në gjykatë me masën e sigurisë “arrest me burg”, caktuar për ta në mungesë.

Hetimet

Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar procedimin penal nr. 49 për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se një herë dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298/3, 28/4 dhe 333/a të Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi janë autorizuar përgjime telefonike të personave të dyshuar me qëllim zbulimin e aktivitetit kriminal dhe identifikimin e autorëve të veprës penale. Nga përdorimi i mjeteve speciale të hetimit, rezulton se shtetasit Fatmir Bakalli, Nezir Pervizi (shtetas maqedonas), Fatos alias Dashnor Fasko, Enver Karaj, Pashko Nilaj, Prel Nicaj, Ali Metvelaj, Lek Nicaj, Gjergj Martinaj, Fatmir Flaga, Nikoll Kolaj, Filip Kërtunga, Zaim Hysenbelliu, Gëzim Tafaj, Durim Koxha, Alfred Myrtaj organizojnë dhe ndërmjetësojnë kryerjen e veprës penale.

Këta shtetas kontaktojnë me personat e interesuar për të shkuar në SHBA dhe në bashkëpunim me persona të tjerë organizojnë kalimin e tyre në linja të ndryshme kryesisht Itali-Spanjë- Meksikë-SHBA si dhe linja Bullgari- Spanjë-Kosta Rika-Guatemalë- Meksikë- SHBA. Pagesat që përfitojnë nga çdo person që nisin varion në shumën 20.000 $ deri në 24.000$.

Roli i kreut të grupit

Dyshohet se shtetasi maqedonas Nertil Pervizi vinte kontaktet me persona të tjerë në Bullgari, të cilët ndihmonin për kalimin e shtetasve në Spanjë nga ku më pas i ndihmonin për të kaluar në kufirin për në Meksikë.

Dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë maqedonas në drejtim edhe të falsifikimit të pasaportave, kryesisht bullgare, që përdoreshin nga personat për të lëvizur lirshëm në vendet e BE-së me destinacion SHBA.

Në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar rreth 90 mijë dollarë që posedonin shtetasit Nertil Pervizi dhe Fatos Fasko në momentin e arrestimit dhe që dyshohet se janë të ardhura nga aktiviteti kriminal. Përveç kësaj linje, personat e dyshuar ndihmonin për të kaluar shtetasit edhe në Angli. Shtetasit Fatmir Flaga dhe Alfred Myrtaj ushtrojnë aktivitetin kriminal në drejtim të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, pasaporta, karta identiteti, patenta dhe çfarë do lloj dokumenti që iu duhej klientëve të tyre në vendet për ku aplikonin. /shekulli/

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *