Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptari nga Tetova – ‘bajraktari’ i 200 vjetorit të Norvegjisë

Shqiptari nga Tetova – ‘bajraktari’ i 200 vjetorit të Norvegjisë

23 maj-Kjo paradë udhëhiqet nga flamurtari i qytetit, nder ky që këtë vit i takoi Albert Nezirit, djali i një emigranti nga Tetova e Maqedonisë. Shkolla Linderud ku ndjek mësimet Alberti ka udhëhequr me paradën këtë vit, dhe ky privilegj Albertit i është caktuar nga këshilli organizator i 17 Majit.

Më 17 Maj të këtij viti, për të shënuar 200 vjetorin e pavarësisë së Norvegjisë, komuniteti shqiptar i atjeshëm u organizuan për të sjellë para miliona vizitorëve në Oslo ushqime tradicionale shqiptare.
Për të gjithë ata që s’kanë shumë njohuri mbi këtë popull nordik, 17 Maji është dita më e rëndësishme e vitit për Norvegjinë, për vendësit por dhe të gjithë ata emigrantë të natyralizuar. Pika kulminante e kësaj feste është parada e ardhmërisë, të rinjtë e shkollave fillore dhe sidomos maturantët e Oslos që parakalojnë bulevareve kryesore të kryeqendrës nordike. Kjo paradë udhëhiqet nga flamurtari i qytetit, nder ky që këtë vit i takoi Albert Nezirit, djali i një emigranti nga Tetova e Maqedonisë. Shkolla Linderud ku ndjek mësimet Alberti ka udhëhequr me paradën këtë vit, dhe ky privilegj Albertit i është caktuar nga këshilli organizator i 17 Majit.Për të theksuar demokracinë norvegjeze dhe rolin e emigrantëve atje, këshilli organizator i festës ka shkuar dhe një hap më tej duke i dhënë nderin dhe privilegjit të riut nga Tetova që të mbajë një fjalim për babain e demokracisë së këtij vendi, Henrik Wirgeland – luftëtari më i madh për të drejta të barabarta për të gjithë njerëzit që jetojnë në këtë vend, qofshin norvegjezë apo të ardhur. Përkujtojmë se në kushtetutën norvegjeze të vitit 1814, paragrafi 2 ka ndaluar hyrjen e të huajve në vendin e mijëra fjordeve – por lufta e palodhshme e Wirgeland me shokë ka bërë që ky ligj të abrogohet dhe me këtë sot Norvegjia të njihet si parajsa e demokracisë në planetin tonë.Alberti është nxënës i shkëlqyer dhe udhëheqës i Këshillit Rinor të rajonit Gruruddalen. Kryetari i komunës së Oslos Fabian Stang ka ftuar në drekë Albertin dhe familjen e tij në pallatin komunal (Rådhuset) ku në këtë drekë solemne kanë marrë pjesë Presidentja e Komitetit të 17 Majit, Ministri i Arsimit, shefja e gjitha drejtorive arsimore të Norvegjisë, Ambasadori Amerikan, Ambasadori Anglez dhe shumë figura tjera të çmuara të jetës publike në Norvegji. Rijan Neziri, babai i Albertit, ka ardhur në Norvegji në moshë shumë të re, dhe si shumë emigrant të tjerë edhe Rijani ka punuar shumë që fëmijët e tij të kenë një gjendje më të mirë ekonomike dhe kushte më të mira për shkollim. Sot me shumë kënaqësi dhe emocion deklaroi për ShqipMedia.com se kjo ka qenë festa e tij më e bukur ndonjëherë.

“Thjeshtë, me gojën plotë një prind i kënaqur me djalin e tij. Dhe uratat e panumërta nga shumë e shumë njerëz eminentë, ashtu duke mbetur i habitur me talentin e tij edhe unë si prind. Lus Zotin t’ia shtojë diturinë dhe ta mbrojë nga çdo e keqe, jo vetëm Albertit port ë gjithë rinisë shqiptare anekënd Botës” – tha për ShqipMedia.com Rijan Neziri.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *