Home / Lajme / Maqedoni / Ska rrezik nga vërshimet

Ska rrezik nga vërshimet

16 maj-Ministri Dimovski paralajmëroi se javën e ardhshme do të mbahet takim me bletarët që të gjendet zgjidhje për tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen për shkak të kushteve të motit

Niveli i ujit në pjesën më të madhe të lumejve dhe akumulimeve në Maqedoni janë nën nivelin mesatar, ndërsa diku është edhe dyfish më pak, përveç lumit Pçinja ku niveli është rritur për 1,.5 herë mbi mesataren. Nuk ka asnjë rrezik nga vërshimi i lumenjve ose akumulimi.
Kështu deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski pas seancës së sotme të Trupit koordinues për parandalim nga fatëkeqësitë natyrore, që e shqyrtonte gjendjen me ujërat e Maqedonisë dhe të rajonit.
Janakievski informoi se Trupi koordinues ka vendosur që Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim në bashkëpunim me komunat të ndërmarrin masa parandaluese, pasi pritet që ditëve në vijim ujërat që vijnë, para se gjithash nga Serbia, ta rrisin në mënyrë shtesë nivelin e lumit Pçinja.
“Gjendja e lumit Pçinja ndjeket dhe në çdo dy orë marrim informata nga Enti Hidrometeorologjik. Nëse ka nevojë do të ndërmarrim edhe masa tjera shtesë, ndërsa në këtë fazë shkojmë me parandalim, me pastrimin e grykave të ngushta, pastrimin e degëve rreth urave…”, theksoi ministri Janakievski, i cili për masat parandaluese ka biseduar me udhëheqësit e komunave.
Në seancë është marrë vendim që të mos lëshohen ujërat shtesë nga akumulimet gjatë dy ditëve të ardhshme, pasi sot dhe nesër sipas parashikimeve nga Enti Hidrometeorologjik do të ketë shi, por jo me intensitet të madh, ndërsa që nga e dita e diel deri në fund të muajit do të mbajë mot me diell dhe rreshje të përkohshme lokale.
“Sot dhe pjesërisht nesër do të ketë rreshje kryesisht në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë. Përfundimi është se nuk duhet lëshuar ujë para se gjithash në akumulimin Kalimanci dhe hidrosistemi Zletovicë. Në koordinim jemi edhe me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe me ELEM-in”, deklaroi Janakievski.
Sipas Janakieskit, nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina ku ka vërshime, akoma nuk ka arritur kërkesë e drejtpërdrejt për ndihmë nga Maqedonia, por është dorëzuar kërkesë e përgjithshme nga Asociacioni Evropian për mbrojtje dhe shpëtim deri te të gjitha vendet anëtare.
“Kemi kontakte me vendet fqinje. Nëse ka kërkesa të drejtpërdrejta, Qeveria do të përgjigjet, siç paralajmëroi edhe kryeministri, me të gjitha kapacitetet në dispozicion. Gjithashtu, pres se gjatë këtyre ditëve do të shqyrtohet edhe kërkesa e Asociacionit Evropian për mbrojtje dhe shpëtim”, njoftoi ministri i Transportit.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Dimovski tha se në dhjetë ditët e kaluara pas vërshimeve të fundit në pjesën lindore të shtetit, veçanërisht në atarin e komunës Çeshinovë-Pbleshevë, erdhi deri te rrjedhja e ujit dhe tërheqja e saj në shtratin e Lumit të Zletovës. Që atje, sqaroi, është edhe udhëzimi i takimit të sotëm deri te hidrosistemi Zletovicë që të përmbahet nga çfarëdo lëshimi të një sasie stesë të ujit nga akumulimi. Kjo ka të bëjë edhe me akumulimin e Kalimancit.
“Gjendja është stabilizuar edhe aq më shumë që edhe vetë ndërmarrja Bregallnica punon në realizimin e planit për distribuimin e ujit për nevojat e fushave të orizit. Të gjitha dëmet të cilat kanë ndodhur me dy hektarë, në atarin e fshatit Lepofelc është sanuar, ndërsa sipërfaqet e tjera janë në kondicion të mirë dhe të gjitha aktivitetet bujqësore duke i pasur parasysh rrethanat po zhvillohen sipas rendit më të mirë”, tha ministri Dimovski.
Shtoi se nuk janë evidentuar dëmtime të caktuara të kulturave të tjera bujqësore përveç asaj që, duke e pasur parasysh lagështinë e tokës, për një periudhë të caktuar do të vonohen të mbjellat pranverore të grurit.
Ministri Dimovski paralajmëroi se javën e ardhshme do të mbahet takim me bletarët që të gjendet zgjidhje për tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen për shkak të kushteve të motit.KOHA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *