Home / Lajme / Maqedoni / Skandaloze! Zeqiri nga Radishani: MPB na tha të mos japim më deklarata

Skandaloze! Zeqiri nga Radishani: MPB na tha të mos japim më deklarata

14 Maj – Zeqiri u shpreh i revoltuar dhe tha se ky takim ishte vetëm sa për sy e faqe, dhe ajo që më së shumti e revoltoi atë ishte kur përfaqësuesit e MPB kërkuan që të mos japin më deklarata

Faik Zeqiri u takua të martën me prefektin e komunës së Butelit dhe dy përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, me ç’rast u bisedua rreth sulmeve të njëpasnjëshme të kësaj familje në lagjen Radishan të Shkupit.

Ua kufizojnë lirinë e shprehjes!

Zeqiri u shpreh i revoltuar dhe tha se ky takim ishte vetëm sa për sy e faqe, dhe ajo që më së shumti e revoltoi atë ishte kur përfaqësuesit e MPB kërkuan që të mos japin më deklarata.

“Takimi ishte vetëm për sy e faqe. Familja na u nda në gjysmë, kjo është e tmerrshme dhe nga MPB na kërkohet të mos japim deklarata. Ata ishin shqiptar nuk e kuptoj pse na than ashtu është e pa logjikshme. Ne do të japim, jetën e kemi në rrezik, nuk mund të themi se çdo gjë është mirë. Kryetari i komunës na tha se do të ketë kontrolle më shumë dhe se do të bisedohet me fqinjët tanë, por dyshoj që kjo çështje do të zgjidhet”, tha për Portalb, Zeqiri.

Ai shtoi se edhe ai personi që iu është kërcënuar me armë zjarri atë ditë që u sulmuan para shtëpisë së tyre, është liruar me kusht.

“Ai na kërcënoi kishte armë, mund të na vriste, kurse MPB e liron. Jemi të tmerruar unë fëmijët nuk i kam këtu, e gjithë familja është shpërndarë, kështu më nuk shkon, nuk jemi farë të sigurt, shpresojmë që asgjë e keqe nuk do të ndodh, shpresoj të ketë ndonjë reagim, sepse kjo nuk është hera e parë që sulmohemi”, theksoi për Portalb, Zeqiri

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *