Home / Lajme / Maqedoni / Sot dita e Evropës

Sot dita e Evropës

9 maj-Sot edhe ora e parë në shkollat fillore dhe të mesme do t’i kushtohet Ditës së fitores mbi fashizmin dhe Ditës së Evropës, për çka MASH veçmë ka dërguar letër dhe orientim deri te të gjitha shkollat. Në orë mësimdhënësi dhe nxënësit do të bisedojnë për ngjarjet, dimensionin historik, si dhe për vlerat në të cilat fillojnë shënimet dhe vetë ngjarjet.

Institucionet shtetërore, presidenti i Republikës dhe kryetari i Qeverisë, organizatat joqeveritare do të organizojnë një numër të madh të manifestimeve me rastin e shënimit të këtyre dy ngjarjeve të mëdha.

-Republika e Maqedonisë i respekton, nderon dhe vlerëson këto dy ngjarje të mëdha – Ditën e fitores mbi fashizmin dhe Ditën e Evropës. Ato bazohen në vlerat në të cilat besojnë dhe për të cilat punojnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, vlerat e lirisë, progresit dhe humanitetin, dhe në këtë mënyrë vendi ynë jep kontributin e vet në shënimin global të këtyre ngjarjeve të cilat sjellin përfitime të mëdha civilizuese, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Aleksander Gjorgjiev.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov me rastin e Ditës së fitores mbi fashizmin dhe Ditës së Evropës sot do t’i vizitojë pjesëtarët e ARM-së në kazermën e Shkupit “Ilinden”, ku do të mbahet defile solemne e njësiteve. Krahas defilesë, do të ekspozohet një pjesë e pajisjeve, mjetet luftarake dhe sistemet dhe mjetet materiale-teknike të cilat i posedon ARM-ja.

Në Kabinetin e presidentit Ivanov, siç u paralajmërua, do të mbahet edhe panel diskutim në temë “BE-ja prej idesë – deri në ardhmëri të përbashkët”.

Në panel diskutimin do të marrin pjesë, krahas Ivanovit, edhe shefi i misionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë, ambasadori Aivo Orav, profesorët Veton Latifi nga Universiteti i Evropës Juglindore dhe Ivan Damjanovski nga Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup, ndërsa moderator do të jetë profesori Dimitar Mirçev.

Presidenti Ivanov do të mbajë fjalim edhe në akademinë solemne e cila do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë në suaza të shënimit të dy ngjarjeve.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki, megjithatë në ministrinë e Punëve të Jashtme do të mbajë ligjëratë në temën “BE dhe të rinjtë”, para studentëve nga universitet shtetërore dhe private, si dhe diplomatë të rinj nga MPJ-ja.

Sot edhe ora e parë në shkollat fillore dhe të mesme do t’i kushtohet Ditës së fitores mbi fashizmin dhe Ditës së Evropës, për çka MASH veçmë ka dërguar letër dhe orientim deri te të gjitha shkollat. Në orë mësimdhënësi dhe nxënësit do të bisedojnë për ngjarjet, dimensionin historik, si dhe për vlerat në të cilat fillojnë shënimet dhe vetë ngjarjet.

Sheshi “Jadran” këtë vit do t’i ngjajë “Montmartrit artistik evropian”. Rreth 400 fëmijë në të gjitha shkollat fillore dhe kopshtet në komunën Qendër do të marrin pjesë në manifestimi “Të gjithë së bashku nën qiellin e njëjtë Evropian”. Njëzet e tetë nxënës, sa është numri i vendeve anëtare të BE-së, do të vizatojnë riproduksione të piktorëve të njohur evropian nga këto vende, ndërsa studentët nga Fakulteti i Artit do të përpunojnë vizatime dhe grafika të piktorit të njohur spanjoll, Salvador Dali.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *