Home / Lajme / Rajon / Sot pritet të votohet për themelimin e Ushtrisë së Kosovës

Sot pritet të votohet për themelimin e Ushtrisë së Kosovës

5 maj-Do të debatohet edhe Projektligji për masat antidamping dhe masat kundër-balancuese, ai për skemat pensionale të financuara nga shteti, pastaj raporti i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2013, si dhe të emërohet një anëtar në Bordin Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Në seancën e Kuvendit sot gjatë ditës pritet të votohet për themelimin e Forcës së Armatosur të Kosovës.

Po ashtu rend dite do të jetë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin e duhanit.

Do të debatohet edhe Projektligji për masat antidamping dhe masat kundër-balancuese, ai për skemat pensionale të financuara nga shteti, pastaj raporti i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2013, si dhe të emërohet një anëtar në Bordin Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Gjithashtu, pritet të formohet Komisioni ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *