Home / Lajme / Rajon / Stamboll: 1 Maji sjell serish trazira dhe dhune

Stamboll: 1 Maji sjell serish trazira dhe dhune

01 Maj – Tubimi i sotëm e ka detyruar qeverinë të vendosë pothuajse 40,000 policë në Stamboll; ku kanë ardhur shumë qytetar nga i gjithë vendi

Policia në Stamboll kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të ndaluar demonstruesit nga hyrja qendrore në sheshin Taksim.

Sindikalistët dhe protestues të tjerë – një përzierje e aktivistëve të partive të opozitës dhe disa grupe të ekstremit të majtë – u mblodhën në disa vende në Stambollin qendror nga orët e hershme të së enjtes.

Tubimi i sotëm e ka detyruar qeverinë të vendosë pothuajse 40,000 policë në Stamboll; ku kanë ardhur shumë qytetar nga i gjithë vendi.

Raportet e mediave treguan se grupet më të mëdha të protestuesve ishin të vendosur në rrugët anësore përreth zonave Taksim dhe Beskitas, dhe se policia kishte pastruar barrikadat e improvizuara nga disa demonstrues.

Sheshi Taksim ishte një pikë qendrore për protestat të cilat shpërthyen vitin e kaluar, ku mijëra demonstrues të dhunshëm anti – qeveritar u përleshen me policinë.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *