Home / Lajme / Maqedoni / Strugë, tre të lënduar gjatë plaçkitjes së artarisë në qendër të qytetit

Strugë, tre të lënduar gjatë plaçkitjes së artarisë në qendër të qytetit

01 Maj – Dëshmitarët kanë rrëfyer se disa persona të maskuar kanë hyrë në një artari me ç’rast një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Një grabitje sikur në filma ka ndodhur pas orës 18 në qendër të Strugës. Dëshmitarët kanë rrëfyer se disa persona të maskuar kanë hyrë në një artari me ç’rast një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Zëdhënësi i policisë së Ohrit, Stefan Dimovski, e ka konfirmuar rastin. Ai tha se policia ka nisur punën për ndriçimin e rastit dhe po heton çka është marrë nga artaria. Jozyrtarish sipas rrëfimeve të qytetarëve në grabitje kanë marrë pjesë pesë persona të maskuar, kurse në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ndihma e shpejtë. Në qendër të Strugës ka prani të madhe të policisë, ndërsa ngjarja ka shkaktuar panik të madhe tek qytetarët. “Policia ka ndërmarrë të gjitha masat për të gjetur hajnat dhe njëkohësisht po kryen hetimet në vendin e ngjarjes dhe disa lokacione tjera” tha Dimovski për Almakos.

Një i punësuar në artari është lënduar me armë zjarri dhe menjëherë është dërguar spitalin e strugës. Janë lënduar edhe dy persona tjerë me kondakun e pistoletës. Nga spitali i Strugës thonë se personi i lënduar është sjell me lëndim në këmbën e djathtë.

“Tek ne në spital janë sjellë tre persona. Njëri nga ta që është i moshës 42 vjeçare ka qenë i lënduar me armë zjarri në ekstremitetet e poshtme. Në gjurin e djathtë ka një plagë por për fat të mirë personi është jashtë rrezikut për jetë. Dy personat tjerë janë të moshës 27 vjeçare dhe 39 vjeçare. Ata u sollën me lëndime në pjesën e pasme të kokës. Lëndimet i kanë marrë nga goditja me kondakun e pistoletës dhe janë jashtë rrezikut për jetë” tha Berat Lena, kirurg kujdestar në spitalin e përgjithshëm të Strugës. Të tre personat janë jashtë rrezikut për jetë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *