Home / Lajme / Maqedoni / Studentët e Juridikut në UEJL-së vizitë studimore në Britani (VIDEO)

Studentët e Juridikut në UEJL-së vizitë studimore në Britani (VIDEO)

Tetovë, 13 Maj – Nga 05 deri më 09 Maj, studentët e Fakultetit Juridik të UEJL-së qëndruan në Londër u vizitua Gjykata penale me ç’rast studentët dhe stafi akademik ndoqën drejtpërdrejtë disa seanca gjyqësore mbi çështje të ndryshme penale.

– Nga 05 deri më 09 Maj, studentët e Fakultetit Juridik të UEJL-së nën udhëheqjen e dekanit, Ismail Zejneli, prodekanit Jeton Shasivari si dhe profesorëve Asllan Bilalli dhe Adnan Jashari, të shoqëruar edhe nga presidenti i Bordit të Universitetit Denis Farrington realizuan vizitën e sivjetshme studimore në Britani, me ç’rast vizituan Universitetin e Oksfordit ku u njoftuan për së afërmi mbi historikun, organizimin, veprimtarinë dhe sfidat e këtij institucioni të lartë arsimor me renome ndërkombëtare, me theks të veçantë në programet studimore dhe mënyrën e punës së Fakultetit juridik të këtij universiteti, njofton Televizioni Koha.

Në Londër u vizitua Gjykata penale me ç’rast studentët dhe stafi akademik ndoqën drejtpërdrejtë disa seanca gjyqësore mbi çështje të ndryshme penale, ku kishin mundësi të njihen me mënyrën e udhëheqjes dhe organizimin e seancave gjyqësore sipas sistemit juridik anglo-sakson.

Në Londër u vizitua edhe asociacioni Middle Temple me një përvojë disa qindra vjeçare në arsimimin dhe aftësimin juridik të studentëve dhe të avokatëve britanikë me qëllim të arritjes së standardeve më të larta profesionale të ushtrimit të profesionit të gjykatësit dhe të avokatit në Britani. Poashtu, u vizitua edhe Gjykata supreme e Britanisë në Londër, ku studentët dhe stafi kishin mundësi të marrin pjesë në një seancë gjyqësore civile, si dhe të njoftohen mbi rolin e kësaj gjykate si gjykatë përfundimtare e ankesave në Britani në të gjitha çështjet penale dhe civile me një rëndësi të veçantë publike dhe kushtetuese për sistemin juridik anglo-sakson të Britanisë.

Vizita studimore u vlerësua e suksesshme sepse ka për qëllim fitimin dhe shkëmbimin e përvojave arsimore dhe profesionale juridike të studentëve dhe të stafit akademik të Fakultetit juridik të UEJL-së, njofton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *