Home / Sport / Suarez në dyshim për Botëror

Suarez në dyshim për Botëror

Sulmuesi i Liverpoolit ka probleme me meniskun e gjurit të cilat i janë shfaqur gjatë përgatitjeve me Përfaqësuesen e Uruguait.

Luis Suarez rrezikon të mungojë në Kampionatin botëror. Sulmuesi i Liverpoolit ka gjasa t’i nënshtrohet një operimi në gju, pasi ka ndier dhimbje gjatë përgatitjeve me Përfaqësuesen e Uruguait.

Përfaqësuesja e Uruguait mund të mbetet pa njërin ndër lojtarët kryesor të saj, Luis Suarez. Ky i fundit është në dyshim të madh për Kampionatin botëror, i cili do të mbahet muajin e ardhshëm në Brazil.

Sulmuesi i Liverpoolit ka probleme me meniskun e gjurit të cilat i janë shfaqur gjatë përgatitjeve me Përfaqësuesen e Uruguait.

Suarez, i cili u zgjodh Futbollisti i Vitit në Angli, ka gjasa të operohet këtë javë, që do të nënkuptonte se ai mund ta humb Botërorin e Brazilit.

Ai ka pasur një sezon të mirë ku ka realizuar 31 gola për Liverpoolin këtë sezon, ndërsa është shumë i rëndësishëm edhe për Përfaqësuesen e Uruguait.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *