Home / Lajme / Botë / Taip Erdogan pranon se e qëlloi me grusht qytetarin (Video)

Taip Erdogan pranon se e qëlloi me grusht qytetarin (Video)

Qeveria turke ka pranuar përplasjen fizike mes kryeministrit Erdogan dhe këshilltarit të tij, Jusuf Jerkel, dhe protestuesve, gjatë vizitës në qytetin Soma. Me anë të një deklarate për shtyp thuhet se veprimi i kryeministrit ishte një reagim i momentit.

1Tweet
0Share
Qeveria turke ka pranuar përplasjen fizike mes kryeministrit Erdogan dhe këshilltarit të tij, Jusuf Jerkel, dhe protestuesve, gjatë vizitës në qytetin Soma. Me anë të një deklarate për shtyp thuhet se veprimi i kryeministrit ishte një reagim i momentit.

Pamjet tregojnë se pasi hyri në një supermarket, për t’ju shmangur turmave të revoltuara, që e akuzonin si përgjegjës për tragjedinë në minierë, Erdogan goditi me grusht një protestues.

E përditshmja turke “Hyrriet” shkruan se personi që u konfrontua me kryeministrin, ishte Taner Kuruca, i cili u shpreh për mediat turke se nuk kishte lidhje me protestën.

Sipas tij, kur truprojat nisën të shtynin turmën, Erdogan u irritua dhe nisi të qëllonte me grusht në mënyrë të pakontrolluar, pa parë së kë po qëllonte.

Edhe këshilltari i kryeministrit, Jusuf Jerkel, u përfshi në një konfrontim fizik. Në deklaratë thuhet se edhe ai justifikohet me faktin se nuk arriti të ruante qetësinë, si pasojë e fyerjeve dhe sulmeve të vazhdueshme.

Operacionet e kërkimit vijojnë në minierën e Somas për nxjerrjen e trupave të bllokuar nga shpërthimi i dy ditëve më parë.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *