Home / Sport / Taulant Seferi zyrtarisht firmosi kontratën me Young Boys

Taulant Seferi zyrtarisht firmosi kontratën me Young Boys

Pas firmosjes së marrëveshjes, talenti kumanovar ka postuar lajmin edhe në prifilin e tij në rrjetin social facebook, duke falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuuar në afirmimin e tij si lojtar.

Taulant Sulejmani, njëri nga talentët më të mëdhenj të futbollit në Maqedoni edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë katërvjecare me skuadrën zviceriane Young Boys. Pas firmosjes së marrëveshjes, talenti kumanovar ka postuar lajmin edhe në prifilin e tij në rrjetin social facebook, duke falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuuar në afirmimin e tij si lojtar.

“Faleminderit All-llah, falënderoj edhe menaxherët e mi, Shkumbin Qormemeti dhe Haris Fakic, i falënderoj shumë nga zemra. Sot, e enjte, edhe zyrtarisht nënshkrova për klubin zviceran Young Boys. Edhe një falënderim i madh për trajnerët e mi të parë, Ismet Zeqiri dhe Erkan Jusuf, të cilët më kanë ndihmuar mua në hapat e parë të futbollit. Gjithashtu falënderoj shumë dhe trajnerin e Rabotnickit, Igor Angellovski, i cili ka merita të mëdha për këtë transferim. Dhe, në fund falënderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur deri tani dhe që do t’më përkrahin në të ardhmen”, ka shkruar Sulejmani në postimin e tij në facebook .

Gjatë këtij sezoni, Sulejmani me skuadrën e tij Rabotnicki fitoi kurorën e dyfishtë, kupën dhe kampionatin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *