Home / Lajme / Maqedoni / Të vrarit mbrëmë në Shkup janë nga Haracina dhe Shtipi

Të vrarit mbrëmë në Shkup janë nga Haracina dhe Shtipi

22 maj- Jozyrtarisht mësohet se është vrarë një Adriana S. nga Shtipi 38 vjecare nga i dashuri i saj Goran S. 42 vjecar maqedonas nga Haraqina i cili më pas ka bërë vetvrasje.

Në lagjen Novo Lisiçe të Shkupit në orët e vona të mbremjes dje ka ndodhur një vrasje e dyfisht. Jozyrtarisht mësohet se është vrarë Adriana S. nga Shtipi 38 vjecare nga i dashuri i saj Goran S. 42 vjecar maqedonas nga Haraqina i cili më pas ka bërë vetvrasje.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të godinave tek qendra e vogël tregtare në këtë lagje.

Sipas informacioneve fillestare, jozyrtarisht mësohet se shkak i kësaj tragjedie ka qenë një mosmarrëveshje mes dy të dashuruarve të cilët fillimisht janë zënë verbalisht në korridorin e godinës, ndërsa pastaj kanë vazhduar ta ndjekin njëri tjetrin nëpër godina dhe hyrje të banesave, për tu takuar në godinën numër 10 në bulevardin Video Smilevski Bato.

Në atë moment, burri me revole ka shtënë ndaj partneres së tij duke e vrarë menjëherë atë, ndërsa pastaj ka bërë edhe vetvrasje./

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *